Kjo histori shikohet qartë edhe tek Moisi Habilaj, pasi personat që janë arrestuar dhe ata që janë në kërkim, kanë përdorur nofka të ndryshme teksa komunikonin në telefon njëri më tjetrin.
Duke iu referuar dosjes së Prokurorisë së Katanias, nofkat e përdorura në shkëmbimet telefonike janë të larmishme.
Vlonjati Florian Habilaj thirrej dhe identifikohej me nofkën “Lolo”.
Miridian Sulaj thirrej me nofkën “Varri”, në bandën e të bashkëakuzuarve, i cili është në hetim po si i implikuar.
Fatmir Minajt, personat e përfshirë në trafik I drejtoheshin me nofkën “Çaku”.
Nga dosja voluminoze e Prokurorisë së Katanias nënvizohet se nofka që përdorte Sabaudin Çelaj ishte me emrin “Daja”, por në dosje thuhet se ai kishte dhe një emërtim tjetër i njohur si “Sabi”. Sabaudin Çelaj është në dosjen e të akuzuarve si i përfshirë me grupin në fjalë.
Nofkat e çuditshme nuk mbarojnë me kaq, por ajo që bie në sy është emërtimi i një personi tjetër i njohur si “Vetlla”, këtë emërtim e mbante italiani, Salvatore Marleta.
Në vijimësinë e përgjimeve shënohet qartë se është përdoruar dhe një nofkë tjetër me emrin “Maloku”, madje në të shumtën e herëve thirrej si “Maloku nga Laçi” që korrespondon se personi që kishte këtë nofkë është Erson Zhuka, që sipas dosjes ky ushtron aktivitetin në Ragusa të Italisë.
Këto ishin disa nga nofkat me të cilat identifikoheshin dhe thirreshin personat e bandës italo-shqiptare. Këto thuhen në dosjen e Katanias.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com







