Ermira Mehmeti, deputetja e BDI-së ka zgjedhur parlamentin shqiptar për të folur për herë të parë mbi skandalin e përgjimit seksual ku u përfshi muaj më parë së bashku me kryeministrin Musa Xhaferri.
Mes lotësh deputetja shqiptare në parlamentin e Maqedonisë rrëfeu për momentet kur në 5 minuta iu shkatërrua jeta nëpërmjet një montazhi të stisur nga shërbimet sekrete jugosllave.
Krahas rrënimit të karrierës së saj përgjimi telefonik seksual me Musa Xhaferrin kishte si qëllim shkatërrimin e familjes sipas politikanes.
"Ky duhet të jetë momenti i shpresës për ne. Në një krizë të thellë politike, në një përplasje kanë dalë 3 zonja të fuqishme që s’janë duke bërë betejë për përfaqësimin e gruas, por betejë për të rikthyer sundimin e ligjit. Për të gjykuar ata që shkelën ligjin. Fatimja, njëra prej gjyqtareve, Ky është ai ndryshim cilësor që gratë duan ta bëjnë. Fatimja dhe koleget e saj na japin shpresë për rikthimin ën binaret e duhur, sistemin e degjeneruar. Kam guxuar të flas, e pagova shtrenjtë. Unë mendoj se konferenca si kjo e sotmja ndihmon për të reflektuar edhe përtej asaj që është miratimi i këtij lloj legjislacionin Maqedoni kemi përfaqësimin e grave në kuotën e 40%. Kemi miratuar legjislacionin për parandalimin e dhunës në familje. Por si mund të mbrohemi nga ky lloj tranzicioni që tradita e kultura është mbi ligjin, pasi nuk pati ligj që të më mbronte. Kur të ndryshojmë këtë raport, mund të jemi bashkarisht më optimiste e më të kënaqura"- tha Mehmeti.
Deputetja shqiptare gjeti mbështetjen e kolegeve shqiptare që gjendeshin në parlament së bashku me të tjera gra nga Ballkani në kuadër të “Konferencës rajonale të grave deputete”
Politikanja u bë më e përfolura në trojet shqiptare pasi u shpërnda në media një regjistrimi telefonik mes saj dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi.

/Shqiptarja.com

VIDEO