Përgjimet, ndryshon ligji, në sitë dhe
e-mailet, Berisha: E përmirësojmë

TIRANE-Ligji për përgjimet e telekomunikimeve do të pësojë ndryshime. Lajmi është bërë i ditur sot nga kryeministri Berisha nëfjalën e tij publike bërë në mbledhjen e qeverisë, por pa dhënë sqarime se ku konsistonin këto ndryshime.
Sipas kryeministrit ligji do të ketë përmirësime dhe do të sjellë standarde të reja të hartuara nga specialistë më të mirë.

Ndërkohë që më vonë në faqen zyrtare të kryeministrisë janë dhënë me detaje ndryshimet dhe shtesat në ligjin nr 9157, DATË 4.12.2003, duke filluar nga emri I këtij pr/ligji : nga "Për përgjimin e telekomunikimeve", bëhet “Për përgjimin e ligjshëm të komunikimeve elektronike”. Ç'ka do të thotë dhe emailet.

Kudo termi ...telekomunikacion, telekomunikim bëhet komunikim elektronik”. Ndërsa emërtimi “...Sektori i përgjimeve në SHISH...”, zëvendësohet me “...Struktura Përgjegjëse e Përgjimeve në SHISH...”.

PERGJIME DHE PA VENDIM GJYKATE
Në nenin 21 të këtij ligji bëhet një ndryshim tjetër, në pikën 3 për cështje të vecanta dhe për nevoja të hetimeve paraprake, sipas procedurave të përcaktuara në nenet 221 deri 226, të Kodit të Procedurës Penale urdhëron realizimin teknik të procesit të përgjimit nga prokuroritë, pa vendim gjyqësori.

Ndërkohë që më përpara në këtë nen thuhej se “Prokurori i Përgjithshëm ose prokurori i autorizuar prej tij me akt zyrtar bashkëshoqëron dhe komunikon vendimin e gjykatës, i cili regjistrohet ne Sektorin e Përgjimeve.”

"Ligji për përgjimet e telekomunikeve është fryt i një bashkëpunimi të gjerë intensiv i të gjitha institucioneve të vendit, dhe specialistë më të mirë ndërkombëtare. Ky ligj sjell standarde të reja në fushën e përgjimit të cilin ju gazetarë e keni pasion të madh dhe nëpërmjet tij keni pasur shansin të rrëzoni jo një por kushedi sa politikanë për shkak se ju keni lënë telefonin hapur kur ata flisnin lirshëm"- deklaroi Berisha në deklaratën publike të tij para ministrave.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës