Përgjimet nga Gjermania, Bushati: 
Do të trajtohet në kanale diplomatike

Përgjimet nga Gjermania, Bushati: <br />Do të trajtohet në kanale diplomatike
Çështja e përgjimeve nga Gjermania ndaj Shqipërisë do të trajtohet në kanalet diplomatike, kështu është shprehur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i pyetur nga gazetarët gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkevics.

Ai gjithashtu garantoi se me Gjermaninë janë në kontakte të vazhdueshme, si një partner strategjik në procesin e integrimit evropian, ndërsa ka shtuar se nuk duhet të harrojmë se të dyja vendet janë anëtare të NATO-s.

Bushati- Rinkevics: Pikëpamje të njëjta për integrimin e rajonit në NATO e BE
Duke folur për takimin që zhvilloi me homologun letonez, Bushati bëri me dije se u diskutuan pika të rëndësishme për rritjen bashkëpunimit dypalësh duke përmirësuar akoma më tej marrëdhëniet.

Bushati vlerësoi rolin e Letonisë si një nga vendet më mbështetëse, por edhe si pjesë e shteteve që firmosën dhënien e statusit kandidat Shqipërisë.

Më tej ministri Bushati konstaton se të dy vendet kanë pikëpamje të njëjta në lidhje me faktin se si rajoni duhet të afrohet me BE-në dhe NATO-n janë të ngjashme.

Nga ana e tij, letonezi Rinkevics, u shpreh se mund të bëhet akoma më tepër në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Duke përgëzuar Shqipërinë për marrjen e statusit, ministri i Jashtëm i Letonisë është shprehur se Letonia ka qenë shumë aktive duke mbështetur dhënien e statusit për Shqipërinë.

Sipas Rinkevics Shqipëria dhe Letonia kanë një vizion të përbashkët përsa i përket samitit të NATO-s në Uells.

“Synimi ynë i përbashkët është mbrojtja e territorit të vendeve anëtare por edhe të aleateve, qofshin zonat baltike apo të Detit të Zi.”-tha Rinkevics. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë