Prokuroria dhe policia ka regjistruar 312 episode ku efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në morinë kanë marrë ryshfete me qëllim kalimin e personave të cilët ishin në shkelje. Në një prej episodeve është protagoniste edhe këngëtarja Zajmina Vasjari e cila nga regjistrimet zbulohet se ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokurën e posaçme.
Në dosjen e prokurorisë theksohet se datën 02.01.2022 ora 10:57 në aplikacionin Whatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë, Laertit Sulos me sms se në kufi ndodhet bashkëshortja e një mikut të tij bashkë me fëmijët, duke përmendur emrin e Zajmina Vasjarit, mirëpo nuk ka prokurë.
Laert Sulo Polici: Kur do kthehet:
Tani: Ja ta pyes… dy ditë datë 4 ka kthim…
Laerti: Ok çfarë makine ka ose jepi nr tim të flas me të……
Tani: “Renxh Rover “AA001UD”…
Menjëherë më pas ora 11:00 Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjësit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:
Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh Zajmina Vasjari.
Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zaimina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijët e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i policisë Emilton Asllanaj kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit Laert Sulo. Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur./TemA
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ Korrupsioni në Morinë, GJKKO lë në burg 15 policë, 12 në arrest shtëpie, pezullohen 4 të tjerë! Pak ditë para se t'iu viheshin prangat pikasën kamerat e përgjuesit e BKH dhe i thyen
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
29.5%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 4321
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE
4 Maj, 23:35
-
Skënder Minxhozi: Rama, Veliaj dhe SPAK
4 Maj, 15:26
-
'Rienergjizimi' i PS në Kukës, Klosi: Synojmë transformimin e vendit! Rama në Londër do takohet dhe me emigrantë kuksianë
4 Maj, 14:39
-
Mashtroi administratorin e një biznesi në Librazhd dhe i mori paratë, arrestohet 32 vjeçari
4 Maj, 10:34
-
‘Metamorfoza’, SPAK mbyll hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjoka, akuzohet për vrasje! Dërgohen për gjykim ish-shefi i Operacionales, ish-prokurori i Kukësit dhe 4 të tjerë
4 Maj, 09:55
-
Dyshime për financime ruse dhe para të pista në periudhën kur PD drejtohej nga Berisha, SPAK zbarkon në KQZ
3 Maj, 14:19
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe Malltezi vijojnë ‘burgun në shtëpi’, Apeli i GJKKO-së nuk pranon të ndryshojë masën e sigurisë! Avokati sulmon SPAK: Po sillet si parti politike
3 Maj, 12:10
-
Rekomandimet e qeverisë për SPAK dhe Prokurorinë! Manja: Prioritet lufta kundër krimit organizuar dhe korrupsionit, shmangni çdo lloj influence
3 Maj, 11:10
-
Dumani kërkoi që prokurorët e SPAK të rikandidojnë, Manja: Jam në krahun e tyre, por Kushtetuta kërkon vullnet më të gjerë se mazhoranca
3 Maj, 10:34
-
'Frontline'/ Prençi: Ka drejtorë në bashki që kanë dhënë dorëheqjen, të hënën ikin në SPAK! Valteri: Po vendosni gjoba! Veliaj ka bërë padi ndaj analistëve
2 Maj, 21:20
-
Romeo Kara: SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh në majë të paraleles! S’ka lënë të zezë pa bërë, i duket vetja i paprekshëm
2 Maj, 18:17
-
Goditet rrjeti i mashtrimeve nëpërmjet Call Center në Europë, zbulohen mbi 10 mijë raste me dëm mbi 10 mln euro! SPAK: Bazë edhe në Tiranë, ja çfarë u sekuestrua
2 Maj, 16:37