Partia Demokratike akuzon qeverinë për vendosje të regjimit policor me projektligjin që synon të ndryshojë ligjin për Policinë e Shtetit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se Rama po tenton të zëvendësojë shtetin ligjor me regjimin policor duke e cilësura një shkelje flagrante e Kushtueses dhe të drejtave të njeriut, duke lejuar që policia të mund të përgjojë qytetarët pa një urdhër të prokurorit.
'Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut. Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë. Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm', thuhet në njoftimin e PD-së.
Përmes një projektligji, mazhoranca po mundohet që të vendos ndryshime në ligjin e Policisë së Shtetit, ku t'i japë të drejtë efektivëve blu, që në raste emergjente apo nevoje, ata të mund të përgjojnë qytetarët pa pasur nevojë për një urdhër prokurori, siç është aktualisht në ligj. Ky projektligj nuk ka kaluar ende në Kuvend, ndërsa pritet të diskutohet në komisionet parlamentare. Nisma ndryshon nenin 131 të ligjit në fuqi për policinë, duke i dhënë kompetencë policisë përgjimin dhe survejimin pa vendim të prokurorit, në kuadër të masave të veçanta anti-krim. Konkretisht, gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese, policia përgjon bisedar e personave në ambiente publike si dhe në mjete të transportit publik; përgjon bisedat telefonike, mbikëqyr në mënyrë të fshehtë personat e dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale si dhe përdor pajisje teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.3%
-
Të gabuar
23.1%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1843
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik
10 Janar, 15:59
-
Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohet 32 vjeçari, në kërkim i riu tjetër
9 Janar, 13:26
-
Elbasan/ Korrupsion, përndjekje dhe pagesë karburanti me para false, nën akuzë laboranti i spitalit dhe 2 të tjerë
8 Janar, 15:26
-
Pogradec/ Zjarri shkrumbon ndërtesën dykatëshe, evakuohen të gjithë banorët! Vatra ra te banesa e një të moshuari! Digjen dy shtëpi, shpëtohet e treta (VIDEO)
4 Janar, 22:15
-
Reshje të dendura bore në Theth, Tamarë dhe në 'Rrugën e Kombit'! Akset të hapura, nga tuneli në Morinë qarkullimi me goma dimërore (VIDEO)
4 Janar, 09:28
-
Aksidenti i rëndë në Korçë-Bilisht, zbardhen detaje nga vdekja e 24-vjeçares! Të dyja mjetet me shpejtësi, shoferi: Më doli para një kafshë
2 Janar, 12:46
-
Aksidenti i rëndë në Korçë, zbardhen detaje nga vdekja e pasagjeres greke! Të dyja mjetet me shpejtësi, shoferi: Më doli para një kafshë!
2 Janar, 12:45
-
Autoboti pret rrugën në Fier-Levan, 3 të plagosur në aksident nga përplasja e tre mjeteve! (VIDEO)
2 Janar, 12:06
-
Shisnin fishekzjarre dhe kapsolla në Pogradec e Devoll, nën akuzë 2 pronarët e dyqaneve, sekuestrohet malli
30 Dhjetor 2024, 15:29
-
Krujë/ Tregtonin ilegalisht fishekzjarre dhe kapsolla në dyqane, procedohen 2 pronarët
30 Dhjetor 2024, 13:29
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari
27 Dhjetor 2024, 20:26
O gazme t ziu nga kuvaja gazment havaja po hik mor dordolec ti as sorat nuk i trm jo mo të kar8kosh elektoratin o gazment torollaku.
Përgjigju