Prokuroria e Durrësit ka kërkuar burg të përjetshëm për tre të dyshuarit si vrasës të dy kunatave Vava në 2 shtator të 2014-ës, në seancën gjyqësore ku është dëgjuar pretenca e palës akuzuese.
 
Dënim me burgim përjetë është kërkuar për Indrit Shaqjan, Vilson Elmazin dhe Artur Kacanolin të cilët akuzohen se kanë vrarë dy kunatat nga Durrësi, Gjinovefa dhe Elsa Vava. 

Ndërkohë në seancën e fundit gjyqësore të mbajtur ndaj tyre, Indrit Shaqja i ekstraduar nga Spanja ka marrë përsipër krimin dhe ka thënë se Vilson Elmazi dhe nipi i të moshuarave Artur Kacanoli nuk kanë marrë pjesë në vrasjen e tyre.

Sipas deklaratës së Shaqës, Vilson Elmazi kishte qenë së bashku me të në banesën e kunatave Vava për të grabitur sendet me vlerë që kishin në shtëpinë e tyre, ndërsa Artur Kacanolin nipi i tyre u kishte treguar për pasurinë që ndodhej në shtëpi. 

Shaqa deklaroi se “Nuk kishin për qëllim të vrisnin të moshuarat, por vetëm ti vidhnin, por sapo hymë në shtëpi i’u mbyllëm gojën me skoç që të mos dëgjoheshin. Nuk e dinin se do të vdisnin” ka thënë ai.

Më 2 shtator të vitit 2014 tre të akuzuarit torturuan e vranë dy kunatat, Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç. Viktimat u gjetën nga policia të lidhura e të torturuara deri në vdekje në lagjen nr 11 në qytetin e Durrësit.

Ja detajet e ngjarjes

Metalkërkues për floririn
Lidhur me këtë ngjarje, prokurorja e Durrësit ka kërkuar dënimin me burg përjetë të Indrit Shaqja, Velson Elmazi dhe Artur Kaçanolli, që në fakt është dhe nipi i viktimave, ka kërkuar në gjykatë dënimin me burgim të përjetshëm dhe 3 vjet burg për gruan e Indritit, Valbona Shaqjan për përvetësimin e parave.Lidhur me këtë ngjarje djali i njërës prej viktimave ka deklaruar në gjyq se nënën e të pandehurit Artur Kaçanolli e ka vajzën e hallës së tij dhe ajo i kishte kërkuar të bënte kërkime për flori në shtëpinë e viktimave, pasi ishte hapur fjala se kishte flori. Dhe kërkimet u bënë 1-2 muaj para se të ndodhte ngjarja, me metal kërkues dhe në prani të të Vaso Vavës, Roberta Jorgoni dhe viktimës Gjenovefa Vava dhe nuk u gjet asnjë gjë.Këto veprime sipas tij mund të kenë sjellë dhe krijimin e planin për grabitjen që përfundoi në vrasjen e dy të moshuarave.

Përgjimet me gruan
E pandehura Valbona Shaqja sipas të dhënave të grumbulluara ka patur dijeni se këto monedha metalike ishin të vjedhura. Gjithashtu bashkë me monedhat metalike, e pandehura Valbona Shaqja i ka dhënë të pandehurit Indrit Shaqja së bashku me pasaportën ditën kur do të largohej nga Shqipëria, edhe një shumë parash prej 200.000 lekë që i pandehuri Indrit Shaqja nuk i kishte patur më parë në shtëpi. Këto fakte provohen plotësisht me - nga deklarimi i të pandehurit Velson Elmazi – i cili ka deklaruar se kur janë kthyer në shtëpi pas vjedhjes ka dëgjuar Indritin që po bisedonte me nusen e tij për punë lekësh dhe i thoshte nuses së tij që të mbyllte gojën.
 “Valbona Shaqja (A.): Eee!, “Velson Elmazi (B): Florit.
A.S’kam i ka marrë.
B.Aaa!A.Nuk kam.
B. i ka marrë, i mori të gjitha?
A. I mori ai.
B. Ai i ka marrë
A.Ehe!
B. në Shijak
A. Ehe!
B. Vetë tha
A. Kush?
B. Ai cuni për mu, kështu, kështu, me nxorri mu emrin tim. Me një fjalë florit i ka ma
rrë me vete ai.
A.Ehe!
B.Po dhe ky, nga Shijaku më thanë, ky ai tek tallavaja
A. Eeee!
B. E njef?
A. Cek!
B. i paska marrë të gjitha, të gjitha i ka marrë?
A. Ehe!
B. si i ka kalu?
A. O zot ca stresi jam o zot i madhe, .... “
Përveç kësaj bisede, shtetasi Indrit i ka thënë të pandehurës Valbona që t’i thoshte të pandehurit Vilit (Velson Elmazit) që të ikte për në Tiranë dhe të prishte sms-të. Më konkretisht: - në orën 14:34:02 i pandehuri Indrit Shaqja i dërgon sms  të pandehurës Shaqja:Hik coj ke nona të gjitha me çelësa Vili të iki për tiran prishi sms”. Indrit Shaqja (I) pyet të pandehurën Valbona Shaqja (V)  dhe ajo jep përgjigjet përkatëse në renditje pyetje përgjigje
I. ... ë, a ka ardh njeri tek shtëpia?
V. Adi ishte
 I. Ca tha ai, ca donte, kush ja ka dhënë numrin?
V. Nuk e di, ai tha ku është Indriti, ka dal i thashë unë doli me mjeku se i dhimbnin këmbët, ska gjë tha vetëm ta pyes për dicka, nuk është në shtëpi i thashë. Atë si ta bëjë?
I.A shkove atje ti.
V. Po.
I. A shkove të thashë e.
V. Po po jam te nona.”
Në orën 15:26 të të pandehurit Indrit Shaqja
“...ej ndëgjo këtu aty ri dhe  mos luj aty ke nona kur të them unë mirë?A ndëgjove ee?... a ke fol gjë me indritin? Ai ka ik të ashtute këmbën, ca do i bënte këmbës aty ke amerikoni, a ndëgjove ho? A shkon një cik tek shpia ti aty në mer një cik pashaportën? Mer kartën kuptove. Ke edhe, bjer dhe nonjë lek, bjer nonjë lek, dy milion lek.”
 
Pretenca akuzës
 
1.  Indrit Shaqja burgim të përjetshëm.
2.  Velson Elmazi burgim të përjetshëm.
3.  Artur Kaçanolli burgim të përjetshëm.4.  Valbona Shaqja 3 vjet burg.



Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)