Përgjimet/ Reqi i Korçës humbi durimin kur i penduari i SPAK-ut kërkoi 1 javë kohë për t’u menduar për ndryshimin e dëshmisë kundër Shullazit, rrëfime dhe skenari i helmimit 

Përgjimet/ Reqi i Korçës humbi durimin kur i penduari i SPAK-ut kërkoi 1 javë kohë për t’u menduar për ndryshimin e dëshmisë kundër Shullazit, rrëfime dhe skenari i helmimit 

Në 26 janar 2022, Elton Goskova, i njohur si Reqi i Korçës, shfaqet i nervozuar pasi i penduari i drejtësisë Luftar Reçi kërkonte kohë për të dhënë një përgjigje, për ndryshimin ose jo të dëshmisë e tij që implikonte Emiljano Shullazin, Viktor Bajraktarin (Imeraj), Indrit Taullain, Lulzim Berishën, Plarent Dervishajn, Indrit Rusin dhe veten e tij në vrasjet e Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi në vitet 2005. Reqi i Korçës luante rolin e ndërmjetësit mes njerëzve të Shullazit, për të arritur korruptimin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, përmes parave, por edhe kërcënimeve se do t’i zhduknin familjen.

I indinjuar nga braktisja e ish shokëve në krime të rënda dhe për të dalë sa më parë nga burgu ku vuan dënimin për vrasjen e Maks Lalës, Luftar Reçi rrëfeu për SPAK në tetor-nëntor 2020 veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij, duke implikuar edhe Emiljano Shullazin. Shullazi ka deklaruar se nuk e njeh Luftar Reçin. Megjithatë, kjo dëshmi alarmoi të aplikuarit, të cilët vunë në lëvizje Reqin e Korçës. Ky i fundit i kishte ofruar të penduarit Luftar Reçi, përmes Emiljano Peleshkos, 260 mijë euro në dorë, një shtëpi gruas së tij dhe shlyerjen e kredive, në këmbim të mohimit të dëshmisë për krimet e vjetra.

Emiljano Peleshko ishte punonjës në Burgun e Drenovës, ku Luftar Reçi vuante dënimin me 25 vite burg për vrasjen e Mask Lalës, krim për të cilin Reçi ka akuzuar Ymer Lalën. Meqenëse Emiljano Peleshko kishte kontakte me Luftar Reçin, Peleshko u kontraktua nga Elton Goskova (Reqi i Korçës) për t’i bërë ofertën Luftar Reçit dhe për të përcjellë përgjigjet e tij.

Në 26 janar 2022, Emiljano Peleshko informon Reqin e Korçës se dëshmitari Luftar Reçi kishte kërkuar edhe një javë kohë për t’u menduar për ofertën. Nga përgjimet që publikohen sot për herë të parë, përgjigja e Luftar Reçit nervozon Reqin e Korçës. Luftar Reçi po e zvarrite qëllimisht një përgjigje të qartë që në verën e vitit 2021, pasi po bashkëpunonte me SPAK.

I informuar për këto lëvizje, SPAK arriti të bindte edhe Emiljano Peleshkon që të punonte për llogari të drejtësisë. Në kushtet kur Luftar Reçi nuk po thoshte as po dhe as jo, nisi zbatimi i planit B, që ishte eliminimi i tij me helm.

Reqi i Korçës i ka ofruar Peleshkos 100 mijë euro për t’i hedhur pesë pika helm Luftar Reçit në ushqim, ndryshe e priste plumbi. Peleshko i ka thënë Elton Goskovës (Reqi) që ‘do të flasim prapë’, me qëllim për të fituar kohë dhe për të koordinuar veprimet me SPAK-un. Takimi i dytë është zhvilluar tek ‘Terminali’ në Korçë. Krahas Reqit të Korçës, në makinë ishte edhe një person i maskuar, i cili i ka treguar një pistoletë, duke i kërcënuar se do ta vriste nëse nuk hidhte helmin në ushqimin e Luftar Reçit.

Përgjimet ambientale mes Reqit të Korçës Elton Goskova dhe ndërmjetësit Emiljano Goskova

-Emiljano: He mo vlla?

Gentiani: He mo te keqen, hajde. Çar po bën o?

-Emiljano: Hiç o çar bën ti?

-Gentiani: Asnji gjë. Byrazer hemo çar të tha ai mo vila?

-Emiljano: Tashi unë e takova Luftetarin dje, i thashë që me the ti, varja për ato që kam qe po pres kaq kohë, ay më tha mua, tha për nji javë do ti jap une përgjigje.

-Gentiani: Po ç'është kjo për një javë mo vlla, çare është, ç’është kjo për një javë.

- Emiljano: Po kshu më tha i kam marrë parasysh ato të Shullazit edhe do ti kthej unë përgjigje për një javë.

-Gentiani: Ore ay të thotë të vërtetën mo byrazer, unë nuk dua që të thotë më kupton o, pastaj ai nuk e njeh mo byrazer. Ai për Zotin e Madh ai nuk e njeh mo vlla, ai nuk e ka, ore nuk e njoh thotë o burrë. Pse më ka ngatërruar mua kot thotë o byrazer, pse më ka ngatërruar mua kot, unë se di pse më ka ngatërruar, çarë ka me mua thotë. A e kupton mo byrazer?

-Emiljano: Po, po e kuptoj.

-Gentiani: Se s'është problem ky, më kupton o janë shokë këta, unë nuk hyja në këto muhabete po ai i ka rënë kot në qafë këtij o byrazer, ai nuk e njeh fare mo byrazer, ai thotë u hap drita e makinës dhe e pashë unë atë domethënë ka... më kupton o?

-Emiljano: Po, po të kuptoj.

-Gentiani: Mua me ç’më kanë thënë këta shokët e tjerë më kanë thënë që ai nuk e njeh fare, as ka bërë ndonjëherë muhabet me atë për të vrare Vajdin Lamen, se ata kanë muhabete, kanë hyre kanë pirë kafenë nëpër shpiat e tyre o vlla, e kupton o?

-Emiljano: Po.

-Gentiani: Se nuk di ai muhabet, po ai ka hyrë ka pirë kafenë me njerzit e shpisë së Altinit, se nuk do ishin aq të qetë ata ore. Përgjigje tha, të saktën fare?

-Emiljano: Po kshu i thashë o vlla, ai më tha mua tha për një javë do t’i kthej unë.

-Gentiani: Si, si?

-Emiljano: Për nji javë do ti kthej une përgjigjen e saktë fare për Shullazin, kaq më tha.

-Gentiani: Çarë të saktë, si për shembull të saktë?

-Emiljano: Tashi nuk e di unë vetëm këtë më tha, asgjë tjetër. I thashë unë që më tha Reqi që e kishin marrë në telefon ata njerëzit e Shullazit i thashë unë, ka hyrë në telashe dhe do një përgjigje per atë që i ke thënë, për punën e Shullazit që të thuash vetëm nuk e njoh.

-Gentiani: Unë nuk kam parë asgjë nga ai bre, më ka thënë do shikosh, do shikosh edhe topat e xha Sinanit, as kam pare ndonjëherë, jo do ta bëjmë ketë radhë bëje, jo nëm leka do ta bëjmë këtë radhë, nëm leka të ta bej këtë radhë, më kupton o? Unë burrërinë time e kam treguar më kupton tashi të shikojmë atë, une burrerine time e kam treguar me ate kurse ai asnji gje, si të kem besim unë, çarë besim të kem unë, s'kam çfarë besim të kem o vella, kur s'me respekton për çarë ta respektoj

-Emilajno: Po..

-Gentiani: Me ka futur ne njëqind belara aty vari ka....

-Emilajno: Une ja thashë ai kaq me tha. Gentiani. Po mire thoji, per çare të dojë..., ama tëre keto here e ke gënjyer thoji, s’ka kuptim thoji më, e kupton nuk është shoqëria kshtu thoj.

-Emilajno: Do ja them.

-Gentiani: Le të më qëndrojë në llaf mua edhe pastaj është problem që unë ja zgjidh apo s’ja zgjidh pastaj të tëra gjërat që ka ai. Unë i kam hyre për mire atij byrazer nuk e di se si i ka marrë ai, po unë hyra për mire.

-Emiljano: Po.

-Gentiani: Se nuk dua te flas e ke parasysh, une hyra për mire, i kam ndaluar të tëra gjerat, mos bëshin gjera më kupton o, se ata janë, se di si i ka marré gjërat ky po. Shume faleminderit me thane ata çunat. Thoji atij shokut. kur të vijë në Tiranë...

-Emiljano: Si?

-Gentiani: Shumë faleminderit për ty, ata çunat, ata shokët.

-Emiljano: Po.

-Gentiani: Shumë faleminderit. Të të shpije unë deri në Pogradec?

-Emiljano: Po jo mo s'ka gjë.

Rrëfimi i Emiljano Peleshkos

“Ky personi më tha se do t’i thuash atit se nuk e njoh Shullazin. Në këtë moment ju drejtuar Reqit, "Po qe se nuk thotë, se nuk e njoh Shullazin, çfarë ka ai, grua, fëmijë t'ja vrasim dhe t'ja hedhim në kosh të plehrave". Reqi i tha: Ai (Luftari) ka gruan në Korçë, por prit një se është herët. Le të jetë tha personi se atit ja q.. ropt unë. Në këtë moment i thotë Reqit: Po sikur ta vrasim këtë e t'ja q... ropt e ta hedhim në kosh si thua? Reqi i tha: Jo se është miku jonë ky, ç’punë kemi me të? Me dërguan deri tek IEVP Drenovë dhe rreth 150 m, pa arritur tek porta e IEVP ndaluan dhe personi që ishte në vend të parë, më zgjati dorën dhe më dha një shishe farmacie me ngjyrë kafe dhe më tha: Ju e merrni ushqimin e tij (Luftari) dhe ja çoni në dhomë, ke mundësi të hedhësh 5 (pesë) pika nga ky ilaçi që ka shishja në ndonjë vend pa kamera dhe t'ja japësh Luftarit që ta hajë. Personi që ma dha më tha: Nëse nuk e bën këtë punë të pret plumbi”.

Rrëfimi i të penduarit Luftar Reçi

“Reqi është person i njohur në qytetin e Korçës, i cili i ka kërkuar bashkëshortes time Kristina Kosta, që unë duhet ndryshoj dëshminë e dhënë për implikimin e shtetasit Emiljano Shullazi në vrasjen e Vajdin Lames dhe ata do më paguajnë një shumë parash ose në të kundërt do merreshin me familjen time. Në këtë rast Reqi nuk i ka thënë as Emiljano Peleshkos as Kristinës, shumën që do paguanin. Unë, në momentin e parë që më është ofruar ky kërcenim ju kam njoftuar ju për ngjarjen dhe për personat që ishin të implikuar në ketë ngjarje. Gjatë gjithë kësaj kohe Reqi me persona të ndryshëm me ka dërguar fjalë se si po vepron dhe a do na ndihmosh apo jo. Reqi, para rreth 2-3 javësh, më ka thënë me një person tjetër si ndërmjetës, i cili quhet Luciano Memo, a do bashkëpunosh me ne, duke më ofruar një shumë parash prej 10 milionë lekë të vjetra dhe 40.000 Euro si paradhënie për të krijuar besimin se do mi jepnin, edhe një pjesë tjetër pas ndryshimit të deklarimit nga ana ime. Pjesën tjetër prej 210.000 (dyqind e dhjetë) mijë Euro do mi jepnin pasi unë të kem dëshmuar publikisht me deklaratë se Emiljano Shullazi nuk ka qenë pjesë e grupit që ka vrarë shtetasin Vajdin Lame me bombë në ashensorin kur po ngjitej për në banesën e tij. Gjatë kësaj kohe Reqi (Gentian Goskova) me numër telefoni...ka kontaktuar me persona ndërmjetës me bashkëshorten time Kristina Kosta, por jo vetë drejtpërdrejt. Personi që ka kontaktuar me Kristinën është shtetasi Luçiano Memo, i cili ka qenë më parë polic në IEVP Drenovë”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur