Përgjimi/ Moisi: Po të kisha
një kallash, policët i vrisja

Një ditë pas arrestimi të 7 anëtarëve të bandës italo-shqiptare që ka trafikuar dhjetëra ton marijuanë në Shqipëri dhe Siçili, zbulohen përgjimet e para që përfshijnë drejtpërdrejt Moisi Habilajn, vëllai i tij Artan Habilajt që ishte përmendur nga opozita si kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri nga i cili kishte blerë edhe një makinë. Pergjimet e bera nga hetuesit italiane nxjerrin ne pah egersine e trafikanteve dhe sidomos te Moisi Habilajt kur thote per policet pasi humbi drogen: “Po të kisha një Kallashnikov, do t’i kisha shtrirë/ vrarë të gjithë.. Bam, bam bam”.

Dje Tahiri ka kërkuar dënim maksimal ndaj trafikantit Habilaj nëse dalin fajtorë duke u distancuar kështu nga kushëriri që ai pretendon në fakt se nuk e ka njohur kurrë personalisht.

Sipas dosje te prokruori italiane Moisi Habilaj në Siçili ka urën e tij kryesore për çështjet dhe bizneset, falë edhe një rrjeti grosistësh që ishin në gjendje të blinin me para’/kesh, qindra kilogramë marijuanë dhe më pas ta shpërndanin në të gjitha klanet mafioze aktivë në këto zona. Jo vetëm në Catania, por edhe në Siracusa e Ragusa. 

“Në Shqipëri, ndaj kushëririt të ministrit u përqendruan shumë dyshime. Kurrë i hetuar, kurrë i arrestuar, shumë herë i fotografuar, për shembull me kreun e Policisë Kufitare të Dhërmiut”, shkruan prokurori. Të dhëna dhe indici që çojnë në emra e mbiemra, siç ishte ai i Antonino Riela, një tjetër personazh i cili besohet se ishte një ndër “pritësit” e sasive të drogës që vinte nga Shqipëria.

Në nëntor të 2013 monitorohet/mbikëqyret një takim ndërmjet këtij të fundit, pra Rielas, dhe Florian Habilaj, vëllai i Moisiut, pra edhe ky kushëri i ish-ministrit Tahiri. Përballja mes të tyre zhvillohet në San Giorgio dhe sipas akuzave, Riela i ka dhënë 30 mijë euro në të holla/ kesh, për një dërgesë droge (marijuanë).  Objektivi ishte të rikuperohej brenda një kohë sa më të shkurtët të mundshme , për një sekuestrimit të një sasie prej 1650 kilogramësh , ngjarje e ndodhur në Castellucio në afërsi te Augusta-s. “Po të kisha një Kallashnikov, do t’i kisha shtrirë/ vrarë të gjithë.. Bam, bam bam”. Kjo është fjalia ku citohet të ketë thënë Moisiu, tepër i zemëruar për shkak të dërgesës së humbur dhe për shkak të vështirësive të krijuara nga forcat e rendit.

Shqipëria, për familjen Habilaj, ka qenë prej vitesh një ekskluzivitet për të bërë biznes. Gjatë një përgjimi ambiental të interceptuar nga Guardia di Financa e Catanias, është po i njëjti person (Moisiu) që zbulon detaje të bashkëpunëtorit të tij, një titullar siçilian në një pikë karburanti në afërsi të Lentinit: “Nëse vjen në Shqipëri - thuhej- do të kuptosh që policia shqiptare është e korruptuar, madje hera herës është kreu i policisë që ndihmon në ngarkimin e dërgesave të tilla”.

Ndërsa në Itali, grupi në fjalë i nënshtrohet sekuestrimeve të vazhdueshme. Furnizimet e kartelit italo-shqiptar janë bllokuar edhe në portin e Ripostos, me Siçili, ose në parkimin e qendrës tregtare Porte di Catania, ku zbulohet një automjet i mbushur me drogë. Nisin kështu bisedimet e gjata për të planifikuar dërgesat të reja dhe është pikërisht në këtë moment që Moisiu flet për kushëririn e tij politikan, ndërsa thotë se “Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të Shtetit që kemi”".

Hetuesi italiane nuk dinë për cilin “Sajmir” bëhet fjalë, por ata nuk përjashtojnë mundësinë që Habilaj e ka përmendur emrin e ministrit thjesht për të treguar forcën ndaj bashkëpunëtorëve italianë dhe për të rritur kredibilitetin, duke qenë që ishte e ditur lidhja farefisnore me familja e ish-ministrit të Brendshëm. Politikani del sërish në skenë edhe për çështjen tashmë të debatuar, makinë e tij të famshme. Habilaj, me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj, do të mbërrinin gjithashtu në Siçili me një makinën “Audi”, formalisht ende pronë e ministrit. Kanabisi shqiptar do të vihej në dispozicion edhe të Sebastiano Sardo, i njohur me pseudonimin “Iano Occhiolino”, prej pak kohësh bashkëpunëtor me drejtësinë, por me një të kaluar si administrator i drogës për klanin Cappello të katanias. 

Sajumir tahiri permdet edhe nje pjesa tjeter te dosje e prokurori: “Të dy (Moisi dhe Saudi) flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisi thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.

Për shqiptarët, ai ishte njeriu me syze me të cilin mund të shtrihej edhe biznesi fitimprurës i armëve. Në një prej përgjimeve një nga shqiptarët tregon: "Nëse sjellim diçka për të, mund të sjellim edhe disa kallashnikovë le të vriten mes njëri-tjetrit, nuk na intereson. Ata vrasin njëri-tjetrin, ata i duan për vete armët”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen