Përgjimi për një zyrtar të korruptuar
të Bashkisë Vlorë zbuloi trafikantët

Përgjimi për një zyrtar të korruptuar<br />të Bashkisë Vlorë zbuloi trafikantët
TIRANE- Një bisedë telefonike ku flitej për grumbullimin e një sasie droge dhe dërgimin e saj me skaf në Itali, ka çuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda në gjurmët e një grupi kriminal, ku janë arrestuar në kohë dhe vende të ndryshme 13 persona mes tyre dhe shefi i antidrogës Dritan Zagani. Ka qenë prokuroria e Vlorës,e cila mbante në përgjim disa persona zyrtarë të bashkisë Vlorë, ku gjatë bisedave është interceptuar se shtetasi Jorgo Naçi alias Emiljano Brahimaj, komunikonte me disa persona të tjerë, duke u interesuar rreth grumbullimit të një sasie droge dhe dërgimit të saj në Itali me gomone.

Fill pas kësaj, hetimi është vendosur të ndahet në dy pjesë, ku për veprimet korruptive hetimi ka vijuar në Vlorë, ndërsa për dyshimet e trafikut të drogës, hetimi është marrë në dorë nga Krimet e Rënda. Sipas dyshimeve të akuzës një zyrtar i bashkisë së Vlorës ishte në kontakt me të arrestuarin Brahimaj dhe regjistrimi i bisedës telefonike ka nxitur prokurorinë që të rrisë numrin e personave që janë përgjuar dhe mbajtur nën mbikqyrje.

Organizimi
Nga transkriptimet e bisedave, ka rezultuar se dy vëllezërit e arrestuar Emiljano Brahimaj dhe Niko Brahimaj, me ndihmën e një personi ende të paidentifikuar, kanë porositur në Lazarat një sasi prej 1200 kg hashash, që do ta nisnin për Itali. Më tej me ndihmën e të arrestuarve Saimir Shoshi, Agur Malaj, Edison Latifi, Ismail Ruçi,dhe Ermal Daja, vëllezërit Brahimaj e kanë transportuar nga Lazarati në drejtim të bregut të detit, në zonën e Hidrovorit të Vlorës, ku edhe i priste gomonia për t’i trafikuar në Itali.

Ngarkesa prej 1200 kilogramësh hashash do të neutralizohej nga policia gjatë dy aksioneve. I pari u zhvillua më datë 24 dhjetor të vitit 2013 ku nga forcat e policisë u bë e mundur bllokimi i lëndës narkotike dhe sekuestrimi i gomones që ishte bërë gati për nisje. Blutë sekuestruan 910 kilogramë hashash, por nuk arritën dot që të kapnin autorët. Por vëllezërit Brahimaj tentuan sërish që të trafikonin 110 kilogramë hashash drejt bregdetit. Në aksionin e dytë të bluve u ndalua dhe arrestua shoferi së bashku me drogën, e cila është sekuestruar. Sipas dosjes, të dyshuarit përveç trafikut të drogës në një rast kanë kontrabanduar 35 klandestinë, shtetas kurd nga Greqia në Shqipëri, të cilët do t’i nisnin me gomone drejt Italisë.

Shkrimi u publikua sot, 7 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim