Një këngëtar i muzikës popullore përmendet në dosjen voluminoze të drejtësisë italiane për Habilajt, si përdorues droge. Gjatë përgjimeve ambientale të kryera si në Itali ashtu dhe Shqipëri, dy prej anëtarëve të bandës së trafikantëve të drogës, që drejtohej nga Moisi Habilaj, flasin edhe për këngëtarin Ylli Baka.

Trafikantët thonë për këngëtarin se është përdorues droge “si gjithë të tjerët”. Përgjimet janë kryer në bordin e një makine tip BMW 320 me targë BZ140RJ që drejtohej nga Maridian Sulaj dhe pasagjer ishte Mariglen Alimuçaj, që siç dallohet nga zëri, duket që është tërësisht i dehur. Maridian Sulaj dhe Mariglen Alimuçaj thonë se Moisi Habilaj merr drogë, por shume rrallë. 

dokumenti pjesa ku permendet ylli baka
(Dosja për Habilajn ku përmendet edhe Ylli Baka)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com