Përgjoi mbledhjet e Shtabit të Emergjencave Civile duke regjistruar me celularin e tij personal, lirohet nga detyra dhe kallëzohet penalisht në Prokurori ish-Drejtori i Komanduar i Emergjencave, Xhuvanaq Gjylameti.
E kontaktuar nga Report Tv, zyra e shtypit pranë Ministrisë së Brendshme konfirmoi se rasti ndaj Gjylametit i është përcjellë prokurorisë së Tiranës ndërsa ai nuk është më në detyrën që ka mbajtur.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur disa muaj më parë në periudhën kur vendi ishte në kulmin e Emergjencave Civile për shkak të zjarreve, ndërsa zyrtari i lartë është pikasur që filmonte me celularin e tij mbledhjet me dyer të mbyllura.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com