Përgjysmimi taksës së makinave
Rrit sëmundjet kancerogjene

Përgjysmimi taksës së makinave<br />Rrit sëmundjet kancerogjene
TIRANE - Që nga fillimi i kësaj jave qytetarët do paguajnë gjysmën e taksës për makinat e tyre, ndërkohë që specialistët e mjedisit e denoncojnë këtë masë si kriminale për shëndetin e shqiptarëve. Në fakt ndotja e makinave shkakton çdo vit 500 raste të reja me sëmundje kancerogjene në rrugët e frymëmarrjes.

Sigurisht shqiptarët do kursejnë para nga taksa e re, por sa janë paratë qe ata do paguajnë për të kuruar sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes. Xhemal Mato i intervistuar nga A1 Report, gjithashtu viktimë e ajrit të tej ndotur në Tiranë nuk përdor rrugë të terthorta kur e vlerëson këtë masë si mediokre dhe larg një zhvillimi të qëndrueshëm.

Vetem nga shtimi i makinave të përdorura thotë ai shtohet më 200 numri i të prekurve nga sëmundje kancerogjene në rrugët e frymëmarrjes. Çfarë të mirë kanë qytetarët pyet Mato kur kursejnë disa para sot nga taksa, por duhet të shpenzojnë disa herë më shumë në kurimin e sëmundjeve kancerogjene. Në një politikë afatgjatë kjo është e papranueshme. Nivelet e ndotjes në Tiranë mbeten sipër normave të Organizatës Boterore të Shëndetësisë, dhe shumë larg normave të BE.

I vetmi fakt pozitiv është se aktualisht mund të monitorojmë nivelin e ndotjes dhe se kriza e ndërtimeve ka zbutur disi ndotjen nga pluhurat e kantiereve të hapura. Zhvillimi i qëndrueshëm tani është vetëm një term që I dihet kuptimi por implementimi i tij në zhvillimin e vendit nuk duket gjëkundi.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G