Përjashtime dhe shkarkime, përplasje të dhunshme dhe akuza të rënda, Basha-Berisha e transferojnë betejën në bazë! Kreu i PD sot në Fier, ish-Kryeministri në Shkodër

Përjashtime dhe shkarkime, përplasje të dhunshme dhe akuza të rënda, Basha-Berisha e transferojnë betejën në bazë! Kreu i PD sot në Fier, ish-Kryeministri në Shkodër

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Gjithçka ka parë përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në këto muaj luftë për karrigen e Partisë Demokratike, përplasja e cila nisi që më 9 shtator kur Lulzim Basha komunikoi pezullimin e ish-Kryeministrit nga grupi parlamentar. Pas asaj që ndodhi më 8 janar, 3 orët e rënda të sulmit në selinë e PD, kur mbështetës të Berishës shqyen dyer e dritare dhe u futen me dhunë në parti deri në ndërhyrjen e policisë, të dy liderët përfunduan në prokurori të detyruar të dëshmojnë se çfarë ndodhi, tashmë 'ujërat janë qetësuar disi' dhe fusha e betejës është bërë baza e partisë.

Të dy sot kanë parashikuar në të njëjtën orë takime në qytete të ndryshme me demokratët. Ish-Kryeministri Sali Berisha do të takohet sot me demokratët e Shkodrës në orën 11:00 në “Pallatin e Sporteve”.

Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të bashkëbisedojë me mbështetësit e tij në Fier, takimi i dytë ky në bazë pas një takimi në Dibër.

Kujtojmë se dje Lulzim Basha, pasi i përjashtoi mbështetësit e Berishës nga PD,  njoftoi zëvendësimin e tyre ne komisionet parlamentare. Duke qenë se Enkelejd Alibeaj,  vendoset kreu i grupit parlamentar të PD, ai largohet nga nënkryetar i Kuvendit dhe postin e tij e zë Alfred Rushaj. Përjashtimi i Albana Vokshit nga PD, ka bërë që vendin e saj si kryetare e Komisionit të Shëndetësisë ta zërë Grida Duma. Kryetare e  Komisionit të Arsimit vendoset Flutura Açka, e cila zëvendëson Agron Gjekmarkajn. Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve vendoset Dhurata Çupi, që zëvendëson Flamur Nokën.

Ndryshime janë bërë edhe në sekretariatet, ku Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar), Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar), Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar), Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar). Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Luzlim Basha tha se vendimi për përjashtimin e Berishës dhe organizatorëve të dhunës ishte i vështirë, por i duhur. Kryedemokrati e cilësoi 8 janarin si “vijën e kuqe” ku u bë ndarja përfundimtare me nxitësit e dhunës.

Ndërkohë që pak orë para tij Sali Berisha e rriti stekën e akuzave ndaj ish-birit të tij politik.  Akuza e radhës ka të bëjë me një prej bizneseve me fitimprurëse, atë të lojërave të fatit. Nga Lezha ish-Kryeministri tha se Qeveria i mbylli në fillim të vitit 2019 pasi ia kaloi online ato një kompanie në Qipro, pronare e së cilës është me 80% të aksioneve bashkëshortja e kreut të opozitës, Aurela Basha.  Partia Demokratike reagoi pas këtyre akuzave, duke i konsideruar gënjeshtra, ndërsa cilësojnë Berishën si 'mashtrues kronik'.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova