Gjykata Administrative ka shfuqizuar masat disiplinore ndaj deputetëve të opozitës Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka, për përjashtimin 30 ditor të tyre nga punimet e Kuvendit dhe komisioneve pas kaosit në seancën e 18 dhjetorit.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati Marash Logu, ku sipas tij, është rasti i dytë që Gjykata vendos për shfuqizimin e masave pasi janë marrë në kundërshtim flagrant me ligjin.
“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi sot shfuqizimin e masave disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare” për 30 ditë për deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka.
Masat disiplinore lidheshin me seancën plenare të datës 18 Dhjetor 2025, ndërsa vendimet e shfuqizuara nga Gjykata ishin marrë në datën 23 Dhjetor 2025 nga Sekretariati për Etikën, dhe lënë në fuqi në datën 20 Janar 2026 nga Byroja e Kuvendit.
Pas vendimit nr. 4011 (4089), datë 06.11.2024 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ky është rasti i dytë që Gjykata vendos shfuqizimin e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës për shkak se janë marrë në kundërshtim flagrant me ligjin”, thuhet në reagimin e publikuar nga Logu.
Sipas padisë së Partisë Demokratike, vendosja e masave të përjashtimit ndaj deputetëve të saj ishte abuzim i PS duke shfrytëzuar dominimin në numra. Këto masa ndëshkimore, aktualisht janë ezauruar nga 5 deputetët demokratë dhe ata i janë rikthyer jetës në parlament. Në fuqi, aktualisht janë përjashtimi me 20 ditë dhe 10 ditë për Flamur Nokën dhe Elda Hotin, masa të reja ndëshkimore të marra më 7 prill nga Komisioni i Etikës.
Gjykata Administrative ka shfuqizuar masat disiplinore ndaj deputetëve të opozitës Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka, për përjashtimin 30 ditor të tyre nga punimet e Kuvendit dhe komisionet parlamentare.
Pas vendimit të Gjykatës, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit, i cili është shprehur se mazhoranca u kap në flagrancë nga Drejtësia ‘duke ushtruar me urrejtje pushtetin kundër opozitës’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi deklaroi se vendimi i Gjykatës tregoi se përjashtimet e deputetëve ishin arbitrare, të paligjshme dhe heqje e padrejtë e fjalës në Parlament.
Teksa ftoi qytetarët t’i bashkohën protestës së sotme të Partisë Demokratike, Bardhi shkroi se përjashtimi i deputetëve të opozitës tregon se në Shqipëri nuk sundon shteti ligjor, por partia shtet e Edi Ramës.
Reagimi i Bardhit:
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Përjashtime arbitrare!
Vendime të paligjshme!
Heqje e padrejtë e fjalës në Parlament!
Maxhoranca është kapur sërish në flagrancë nga drejtësia duke ushtruar me urrejtje pushtetin kundër opozitës!
Vendimi i Gjykatës për paligjshmërinë e përjashtimit të kolegëve Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka është një sinjal alarmi se në Shqipëri nuk sundon shteti ligjor, por Partia-Shtet e Edi Ramës.
Në Parlament, ne do të vazhdojmë të rezistojmë ndaj një pushteti që e ka zëvendësuar ligjin me vullnetin e keq të Kryeministrit, por, sot, deputetët dhe qytetarët kanë një mision të përbashkët:
të protestojmë për të fituar të drejtën për t’u qeverisur nga një ekip me integritet, që jep llogari dhe nuk vjedh qytetarët.
Komente












Drejtesia eshte WC e SHQUP-it!
PërgjigjuGjyqesori administartiv ka rene kur mbron zjarrvenesit e prones se popullit Kuvendin e Shqiperis!Gjyqtaret dhe prokuroret e trupit gjykues duket nuk i njofin mire ne zanafill bashkpuntoret e kujt krimi nderkombetar te organizuar jane Flamur Noka dhe kriminel Bardhi!!Anashkalimet dhe mbyllja e syve nga gjyqesori dhe prokuroria shkaktojn deme me rrezikshmeri shume te madhe ne kurriz te popullit shqiptar! Denojn njerez dhe i lene ne paraburgime duke i gjurmuar ne bisedat private nga kompania Vodafon qe ndalohen me ligj ato lloj pergjimesh dhe u japin te drejt krimineleve te vertet qe kryejn krime perara syve te tyre dhe e kane te " veshtir" ti shofin.
PërgjigjuPerfundimisht Pushteti Gjyqesor do t'i vere flaken Shqiperise!
Përgjigju