Unioni i Gjyqtarëve shqiptarë u ka bërë thirrje institucioneve të Vettingut që të respektojnë standardet në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga organet e Vettingut të vijojnë një proces rikontrolli konform standardeve më të larta të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, opinionit të Komisionit të Venecias, të opinionit të rrjeteve gjyqësore europiane, vendimeve të Gjykatës Kushtetueseduke patur si qëllim shëndoshjen e sistemit gjyqësor dhe jo ndëshkimin individual të gjyqtarëve. Unioni kërkon nga opinioni publik, media dhe politika të mos influencojnë procesin e vettingut me deklarata të pabaza dhe shpesh emocionale.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë

Një vit pas humbi betejën në Kushtetuese për të riparë edhe njëherë disa nene të ligjit të vettingut, Unioni sot vjen me një deklaratë duke kërkuar respektim të standardeve. Deri tani Vettingu ka përjashtuar një gjyqtar të Kushtetueses, një të Durrësit dhe një prokurore.