Tiranë- Deputeti Mhill Fufi deklaron për Report Tv se lajmin për përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike e ka marrë nga media, pasi nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga selia blu.
Fufi u përjashtua pas votimit të ligjit për drejtësinë dhe ligjeve të tjera të rendit të ditës dje në seancë plenare duke thyer bojkotin e PD, pasi deputetët e tjerë të opozitës u larguan nga salla.
Por deputeti thotë se nuk kishte asnjë vendim grupi për të mos votuar ligjet e seancës plenare.
“Zyrtarisht nuk kam marrë asnjë njoftim nga PD për përjashtimin. Vendimin për përjashtimin nga grupi e mora nga mediat.
Nuk kam thyer vendimin e grupit të PD, thjesht votova ligjet, pasi nuk kishte një vendim grupi për të mos votuar ligjet e rendit të ditës” deklaroi ai.
Mhill Fufi u zgjodh deputet i PD në Qarkun e Lezhës në vitin 2013. Në zonën e tij elektorale në Kurbin, ditën e zgjedhjeve në 23 qershor u regjistrua një incident mjaft i rëndë ku u qëllua për vdekje pranë Qendrës së Votimit një simpatizant i LSI-së.
Si autorë të vrasjes u identifikuan të afërm të Fufit dhe ngjarja mori sfond politik.
Mhill Fufi zuri vend në listat e deputetëve pas dorëheqjes së Vasil Bicit për arsye të paqarta. Fufi është përfolur edhe në të ashtuquajturin atentat ndaj deputetit Tom Doshi.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com