Përjashtimi i bankave ruse, përfaqësuesja e SWIFT në  Shqipëri për Report Tv: I bllokon pagesat me jashtë, asnjë blerje s'do bënte dot! Do dëmtoheshin edhe partnerët e saj

Materializimi i sanksionit të paralajmëruar kundër Rusisë nga BE dhe SHBA, për largimin e disa bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SËIFT, do të bllokonte menjëherë transaksionet e shtetit me botën jashtë, duke i goditur ekonominë pasi marrëdhëniet financiare me shtet e tjera do të stopoheshin.

“Të ndërpresësh mundësinë për disa banka dhe për shtetin rus të këtij komunikimi, sjell pasojë mos dërgimin, mos komunikimin, mos kryerjen e transaksioneve me këtë shtet nëse do të jetë kështu vendimmarrja apo edhe me numrin e kufizuar të këtyre bankave që do ju vendoset sanksioni për të mos përdorur sistemin SWIFT”thotë Najada Xhaxha.

Kryetarja e përdoruesve të sistemit SWIFT në Shqipëri, Najada Xhaxha sqaron në Report TV, se në rast të një vendimi të tillë do të izolonte pagesat e bankave, dhe do të kishte pasoja për Rusinë.

“Ato banka nuk do të munden të dërgojnë para jashtë tyre, të përdorin financat e tyre kudo në botë, dhe as t’ju hyj para në sistemet e tyre”, pohon Xhaxha.

Pra një biznesmen që do të blej në Rusi e ka të pamundur për ta bërë sepse nuk mund ta paguaj?

“Po. Transaksioni i tij për blerjen e një malli të caktuar në këto banka nuk do të ndodhte dot. Për shtetin konkretisht mendoj që do të ketë ndikim të menjëhershëm ose gradual”, pohon Xhaxha.

Një bllokim i tillë do të kishte ndikim edhe tek partnerët, të cilët nuk do kenë marrëdhënie tregtare me Rusinë.

“Fakti që nuk kryen dot transaksione të caktuara do të thotë shumë në pengesën e vazhdimësisë, por se çfarë efekti financiar, ekonomik do të ketë për vende të tjera të cilat bashkëpunojnë me Rusinë kjo do të jetë pjesë e analizës që do të bëjë secili vend”, shprehet Najada Xhaxha.

Sa i takon sistemeve të tjera të ngjashme që mund të përdoren në rast se ky sanksion vendoset, Xhaxha thotë se çdo platformë tjetër është e kufizuar brenda për brenda shtetit.

“Ato janë sisteme vetëm të lokalizuara, dhe ndihmojnë shtetin për komunikim të brendshëm, por derën dhe dritaren me jashtë e ka të mbyllur”, tha Xhaxha.

SWIFT është një sistem ndërkombëtar me seli në Belgjikë i krijuar në 1974, që përdoret për të komunikuar në gjithë botën, dhe për të kryer transaksione.

“Është dritarja e vetme e komunikimit të shteteve në mbarë botën financiarisht. Nëpërmjet sistemit SWIFT lëvizin paratë nga njëri shtet nga njëri shtet në tjetrin në bazë të kërkesave që kanë vendet apo zhvillimit të tyre financiar qeverisës, investues, transaksione të thjeshta tregtare, individuale. Të gjitha këto nëse kalojnë kufirin kombëtar në të gjithë botën realizohen nëpërmjet sistemit SWIFT”, sqaron Xhaxha.

Sot janë 200 shtete të regjistruara në SWIFT, dhe 11 mijë përdorues, që janë banka, shtete, jo banka, fintech, apo korporata të fuqishme në botë. Përdorues i këtij sistemi janë edhe bankat në vend, banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laci: 28/02/2022 22:24

    Shyqyr qe nuk eshte Sala se do ja hapte ndonje “dritare” dhe do thonte “per te ndihmuar Ukrainen” , keni parasysh si Embargo e naftes per Serbin ;)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja