Përçarja në Partinë Demokratike është thelluar edhe më tepër, ndërsa tashmë është ndarë një tre pjesë. Anëtari i kryesisë, Azgan Haklaj, i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv thotë se Gazment Bardhi ka mbetur një mashtrues ordiner e se nuk mundet që të përqeshë PD-në.

'Kemi ndarë në rrugët me Bardhi. Bardhi i ka bërë dëm Partisë Demokratike. Ai ka thënë kur të kthehem te Sali Berisha jam dorëheqjen. Sot u përpoq të bënte qesharakun të përqeshte PD.  Gazment Bardhi ka bërë takime te fshehta me Edi Palokën. Gazment Bardhi ka mbetur një mashtrues ordiner. Unë i kam kërkuar Këshillit Kombëtar ta përjashtoj. Ai nuk mund të përqeshë PD-në, pasi është vetë për tu përqeshur. Të na tregoi si i ka marrë pronat në Kavajë. Ka mashtruar në emër të PD-së.’- tha Haklaj

Ndërsa Aulon Kalaja, tha se Bardhi është tashme një aktor i rëndësishëm opozitar që nuk duhet të anashkalohet.

‘Kjo situatë është non sense. Jam kundër përjashtimeve. Është një aktor i rëndësishëm opozitar që nuk duhet të anashkalohet. Unë gjykoj se Bardhi po bën opozitë. Kjo do të matet në vazhdim. Gazment Bardhi nuk është shkolla e Berishës. Ishte ministër i Bashës. Është ish-bashkëpunëtori i me i ngushtë i Bashës. Mos ja kaloni Berishës.’- tha Kalaja.

Nga ana tjetër Genc Burimi, thotë se Lulzim Basha është një figurë e re që u duhet amerikanëve sot për sot.

‘Bardhi ka të drejtë të thotë se kjo parti është e vjedhur nga Basha. Nga ana juridike ka shumë të drejtë. Basha është në një situatë tepër komode. Në një moment kur Rama dhe Berisha investojnë tek vota, Basha ka investuar tek amerikanët. U duhet një figure e re, sot amerikanët në Shqipëri s’ka tjetër figurë që u shërben më shumë amerikanëve se Basha.’- tha Burimi.