Përjashtimi i Berishës nga grupi, SHBA: PD u nda nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen! Vendimi i Bashës meriton respekt, forcojmë marrëdhëniet

Përjashtimi i Berishës nga grupi, SHBA: PD u nda nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen! Vendimi i Bashës meriton respekt, forcojmë marrëdhëniet

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

TIRANË- Përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i deputetëve, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një tregues se PD po shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen e saj, prandaj theksojnë se vendimi i Lulzim Bashës meriton respekt. 

Me largimin e Berishës të shpallur nga DASH si minues i demokracisë për SHBA-në, PD bërë atë që bëri 30 vite më parë, ku me guxim, në një moment kritik për vendin, mori vendimin e vështirë për t’u shkëputur nga e kaluara, mirëpo protagonist kësaj herë është Lulzim Basha. Prandaj, SHBA zotohet se tani do të punojë më ngushtë se kurrë me Bashën për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. 

"Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri",thuhet në njoftim. 

Sot në Kuvend Sali Berisha nuk do të ulet si deputet i PD-së, por i pavarur, pasi ai u përjashtua mbrëmë nga grupi parlamentar demokrat, nga Lulzim Basha, njeriun që “i dhuroi” partinë që themeloi në 1990.  Mes Sali Berishës ‘Non Grata’ dhe SHBA, Lulzim Basha zgjodhi këtë të fundit, duke “vrarë babanë e tij shpirtëror”. Këtë vendim ai e argumentoi se është i përkohshëm, deri sa të zbardhet çështja në rrugë ligjore referuar betejës ligjore të nisur nga ish-kryeministri ndaj Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, me këtë të fundit që e cilësoi si "të korruptuar" dhe e paditi për shpifje. 

Për këtë vendim, Sali Berisha ka deklaruar se është njoftuar 30 minuta para se Basha ta bënte  publike, megjithëse shtoi se nuk ishte i papërgatitur duke sqaruar se nuk do të qëndrojë duarkryq, por do të shfrytëzojë influencën e tij “për t’i rikthyer sovranitetin PD-së” duke mos përjashtuar mundësinë e marrjes së drejtimit të kësaj force politike.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 10/09/2021 13:32

    SHBA ka dhene vendim te njeanshem se persona NON GRADA duhej te shpalleshin menjehere -Sali Berisha, Ilir Meta e Edi Rama. Largimi i njerit forcon tjetrin , largimi i te treve shkaterron per do kohe influencen dhe mafien qe kto kane ndertu .

    Përgjigju
    • F-35: 10/09/2021 14:26

      Po Bashen e Monen, apo duhet te ngelim ne dore te tyre?!

  • Rrofte Amerika!: 10/09/2021 12:04

    Rrofte USA qe po ven drejtesi dhe po i çon ne sketerre derrat dhe maskarenjte e ndyre qe vetem kane vjedhur e grabitur e vrare nen emrin e gjoja demokracise e lloj, lloj artikulimesh e pozash bajate e te shpifura mashtruese. Vetem shteti me demokratik ne Bote mund tja tregoje vendin e te perballet me keto hijena e ndyresira te çmenduara, qe ideal e qellim te tyre, kane vetem pasurimin, lavdine, e shtypjen e te tjereve, çdo gje tjeter per ta eshte vetem nje makineri e vegla qe do ti sherbejne per pushtet, para e lavdi. sb eshte krimineli e pisi e pushti me i madh qe ka pasur Historia Shqiptare.

    Përgjigju
  • Plani marshall: 10/09/2021 09:28

    Tani Lul Basha pasi ja futi demokrateve (ku humben bashkite në gjithë republiken 2019), beri hapin tjeter ja futi pastaj LSI në 2021 duke e nxjerre nga reforma me 5 deputet , pastaj ja futi sot Berishes (në fakt ngjan si një plan politik për të ripertrirë PD-në tek elektorati) pastaj do tentoje te ja fuse edhe Rames dhe në fund do ja fuse vehtes LULI, sepse nese USA mbeshtet Lulin tregon një politike flliqur amerikane , sepse LULI nuk mund të mbeshtetet pasi ka humbur 5 herë ! Kjo tregon që duhej mbeshtetur dikush I ri si G.Bardhi, Agron SHEHAJ, Profesori Marka Marku, ose cdo figure e re tek PD, duke humbur 5 herë edhe une bëhem kryeminister puna eshte kush humb një herë hajde maksimumi dy herë por 5 herë eshte shume ! E rendesishme eshte që Rama 3 te punoje pavarsisht një opozite rrumpallë te behen rruget në jug dhe porti Ri në Durres , mesa Duket në 2022 po shikohet Lulzim Basha president i vendosur nga Rama 3 pas skadimit te Metes! Ose LULI eshte infiltrato pra i “infiltruari” në kete rast ose eshte një gjeni politikan i cili kur të vije ne pushtet nese ja lejon Rama do nise me pastrimet pra me diktature! Lajmi mirë eshte shyqyr që kemi emigruar dhe nuk merremi me rrumpallën që ndodh në shqiperi dhe duhet që të kuptojme që politika eshte për politikanet ndersa zoti eshte për popullin…

    Përgjigju
  • Gazmend D.: 10/09/2021 07:31

    Berisha ka qenë gjithmonë gurthemeli në murin e politikës shqiptare. Ai ishte një lidhje e fortë që mbante së bashku dhe kontrollonte këto forca. Me këtë vendim të çmendur të Bashës, ky mur do të shembet. Rezultat? të gjithë përfshirë Ramën nën rrënoja. Sërish zgjedhje të reja? A duam një Kryeministër apo President të quajtur Dr.Berisha?

    Përgjigju
    • Lenci: 10/09/2021 14:00

      Ti dhimbsej PD e elektorati djatht Berishes jepte vet dorheqie , por ai eshte gati te shkatrroj PD vetem e vetem per arsyet e veta personale

    • Joni: 10/09/2021 11:10

      Ne duam qetesi, prosperitet dhe nje udheheqje te mire. Nuk duam as Berishe, as Rame a Mete! Nuk duam as kukulla te SHBA qe i ngre e ul si e kur i do qefi. Pra ne populli shqiptar duam te kemi mevetesi dhe dinjitet.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë