Përjashtimi i dy deputetëve, Gështenja në Report Tv: Nuk ishin të dehur, sharje pati nga të dyja palët, edhe nga Rama

 

Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka komenuar në Report Tv përjashtimin e dy deputetëve Edi Paloka dhe Bujar Leskaj për 10 ditë nga Kuvendi. Gështenja tha se deputetët nuk ishin të dehur, ndërsa për gjuhën e përdorur ai u shpreh se ofendime ka thënë edhe Rama, jo vetëm deputetët demokratë.

“Dua të sjell në vëmendje komunikimin dhe arrogancën e Ramës, ku duhej të diskutohej për buxhetin dhe projektligjin që u kërkua të futej me procedurë të përshpejtuar për portin e Durrësit. Deputetët e PD u treguan të kujdesshëm në atë se çfarë thanë. Askush nuk akuzoi se këtu po vidhet, thjesht u tha që nuk ka arsye pse të nxitohet dhe janë të gjitha arsyet që të mendojmë se është aferë ekonomike, u kërkua të vijë në një procedurë normale.

Kjo mazhorancë duhet të ndalojë të qetësohet edhe pse e ka me shumë nxitim. Se çfarë ka thënë opozita në këto 8 vjet kanë dalë. Kërkohet transparencë për këtë procedurë. Përderisa Rama nuk nxjerr mjaltë nga goja, nuk besoj se do marrë nga opozita. Është kryeministri i shqiptarëve.

Nuk bëhet fjalë për njerëz të dehur, Paloka dhe Leskaj. Leskaj ishte i ulur, ka patur komunikim me ofendime nga të gjitha palët”, tha Gështenja në Report Tv.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Të dehur në Kuvend? Përjashtohen për 10 ditë nga parlamenti Paloka dhe Leskaj! Kërcënon Berisha: Do të ketë zhvillime të rënda


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë