VIDEO/ Të dehur në Kuvend? Përjashtohen për 10 ditë nga parlamenti Paloka dhe Leskaj! Kërcënon Berisha: Do të ketë zhvillime të rënda

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për Vlerësimin ka miratuar kërkesën e një grupi prej 7 deputetësh të Partisë Socialiste, që kërkuan përjashtimin me 10 ditë të deputetëve, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Sipas Partisë Socialiste kjo masë u kërkua për shkak të konsumit të pijeve alkoolike dhe të dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit.

Për përjashtimin e dy deputetëve të Rithemelimit, Sali Berisha tha në një dalje për mediat se opozita do të përgjigjet. Ish-kryeministri kërcënoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla, dhe tha se e ka paralajmëruar se po e çon Kuvendin drejt zhvillimeve shumë të rënda e të paparashikueshme.

Kryeministri Edi Rama i cilësoi dje si 2 të dehur që shanë me libër shtëpie por ironizon duke shtuar se nuk bërtitën ‘Shtëpia në rrezik’ pasi harruan tekstin prej alkoolit. Ndërsa  Edi Paloka e sfidoi Ramë që të bëjnë testin të dyja palët por me kushtin që kreu i qeverisë të bëjë atë të drogës. Deputeti demokrat e quan kryeministrit “palaço” dhe pretendon se masa e kërkuar nga grupi parlamentar i PS vjen pasi i dhanë përgjigjen e merituar Ramës gjatë një momenti kur seanca ishte ndërprerë.

Kujtojmë se debati i djeshëm nisi në momentin që do të kryhej votimi i buxhetit të vitit 2023. Seanca u ndërpre për t’i lënë kohë teknikës të përgatitej, dy deputetë të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj janë konfliktuar me kryeministrin ne vendit Edi Rama. Garda e Republikës rrethoi foltoren e Kuvendit ndërsa kryeministri Rama ka komunikuar me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, i ka kërkuar përjashtimin e dy deputetëve të PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:54
'O i pafytyrë, o legen'/ Ja çfarë u tha mes Edi Ramës, Palokës e Leskajt jashtë kamerave! Akuzat për droge e dehje (VIDEO)

Ditën e djeshme në Kuvend ka pasur debate të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe 2 deputetëve të PD-SË, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Debati është zhvilluar gjatë seancës plenare, teksa deputetët po votonin, e ku nuk munguan akuzat për drogë dhe dehje.

Debati i plotë në seancën e djeshme

Edi Paloka-Ramës: A e ndërrove pjatën, e ndërrove pjatën.

Edi Rama: Ti je i pire, ik pi raki.

Bujar Leskaj ndërhyn edhe i flet Edi Palokës

Edi Rama: Bujar, po ti çfarë ke që flet, pse ndërhyn?

Bujar Leskaj-Edi Ramës: Po ti ç’ke që bën si i fortë?

Edi Rama: Pse të fola unë ty apo ti mua?

Bujar Leskaj: Siiiiii?

Edi Rama: Të fola unë ty apo ti mua?

Bujar Leskaj: Unë i fola Edit nuk të fola ty, se nuk më rruhet fare për ty

Edi Rama tund kokën dhe pi ujë

Bujar Leskaj: Ç’ma luan kokën. Pi mall të mirë, pi mall të mirë.

Edi Rama: Ik e ha ndonjë kërmë.

Bujar Leskaj: Kërma e satëme. Unë nuk e di se çfarë…

Edi Rama: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj. Ju jeni pa fe, pa atdhe

Paloka i afrohet Ramës, afrohen edhe efektivët e Gardës

Paloka: O legen kujt i bën presion ti. Ty të njeh e gjithë Tirana që je legen mo. O i pafytyrë, o b.q. se këta nuk të njohin ty, por unë të njoh shumë mirë se kush je.

Rama: Ju të dy jeni tapë po ikni që këtu.

Paloka: Jemi ne tapë? Po ti e ndërrove pjatën ti? E more vizën tjetër?

Rama: Ti je tapë edhe kur je mirë mo.

Rama- Nikollës: A ka mundësi të dalin jashtë këta të dy?

Bardhi: Po ti kush je ti që jep urdhra?

Ora 13:55
Përjashtimi i dy deputetëve, Gështenja në Report Tv: Nuk ishin të dehur, sharje pati nga të dyja palët, edhe nga Rama

 

Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka komenuar në Report Tv përjashtimin e dy deputetëve Edi Paloka dhe Bujar Leskaj për 10 ditë nga Kuvendi. Gështenja tha se deputetët nuk ishin të dehur, ndërsa për gjuhën e përdorur ai u shpreh se ofendime ka thënë edhe Rama, jo vetëm deputetët demokratë.

“Dua të sjell në vëmendje komunikimin dhe arrogancën e Ramës, ku duhej të diskutohej për buxhetin dhe projektligjin që u kërkua të futej me procedurë të përshpejtuar për portin e Durrësit. Deputetët e PD u treguan të kujdesshëm në atë se çfarë thanë. Askush nuk akuzoi se këtu po vidhet, thjesht u tha që nuk ka arsye pse të nxitohet dhe janë të gjitha arsyet që të mendojmë se është aferë ekonomike, u kërkua të vijë në një procedurë normale.

Kjo mazhorancë duhet të ndalojë të qetësohet edhe pse e ka me shumë nxitim. Se çfarë ka thënë opozita në këto 8 vjet kanë dalë. Kërkohet transparencë për këtë procedurë. Përderisa Rama nuk nxjerr mjaltë nga goja, nuk besoj se do marrë nga opozita. Është kryeministri i shqiptarëve.

Nuk bëhet fjalë për njerëz të dehur, Paloka dhe Leskaj. Leskaj ishte i ulur, ka patur komunikim me ofendime nga të gjitha palët”, tha Gështenja në Report Tv.

Ora 12:45
Përjashtimi i dy deputetëve, kërcënon Berisha: Do të përgjigjemi, do shkojmë drejt zhvillimeve të rënda të paparashikueshme

 

Sali Berisha ka kërcënuar se do të shkojnë drejt zhvillimeve të rënda të paparashikueshme, për përjashtimin e dy deputetëve të PD-së Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, të cilët ishin të dehur në Kuvend. Berisha tha se ata do të përgjigjen!

‘Të gjitha raste më takon të vetëpërmbahem në qëndrimet. Nuk mund të kaloj disa standarde. Unë i kam thënë asaj se do e çosh parlamentin drejt zhvillimeve shumë të rënda të paparashikueshme ajo është viktimë e Ramës. As nuk kemi marrë dhe as nuk do të marrim asnjë nismë. Ajo veten dëmton.  Përjashtimi i dy deputetëve është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Ju garantoj se opozita do i përgjigjet sepse nga një anë ke një njeri, me një fjalor stër-ordiner, sa herë vjen në parlament. Ai thotë fjalë që mua që jam aty, më vjen turp për ato zonja, se ato janë nëna, janë bashkëshorte, janë vajza, që ulin kokën e nuk thonë një fjalë.Por ne do i përgjigjemi. Unë i them se do përgjigjemi. Koha do e tregojë. Ne nuk mposhtemi. Ata që mendojnë se do na mposhtin me fjalor rrugaçi, gabohen. Ne e konsiderojmë detyrë që të shkojmë në atë parlament. Por nuk ka gjë më të vështirë që të shkosh në parlament dhe të përdorësh atë gjuhë prej rrugaçi ordiner përpara gjithë shqiptarëve.’- tha Berisha.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lego: 15/11/2022 17:34

    Kjo eshte fytyra e PDse! Veç dijne te shajne e te fyejne kedo! Kjo parti ka mbledhur njerez mete degjeneruar,femij komunistash si puna e ketyre maskarejve & spiunesh pa karakter pa nder familje.

    Përgjigju
  • Tiku: 11/11/2022 22:24

    Hahahaha te medhenj.....

    Përgjigju
  • Arbërori: 11/11/2022 21:32

    E vet Edvin shkjau shqipfolës përdor Kokain që i duket krejt normale dhe nuk di as qfar thotë e as qfar shan ky rrugaq tradhtar

    Përgjigju
  • [email protected]: 11/11/2022 17:56

    PUUUU shi si jane keto tape topi dhe populli i shkon nga mbrapa me protesta.....si puna e ures qe u prish tek shqiponja ne tirane sepse se kishin vjedhur keta monstrat dhe e prishen sa erdhen ne pushtet,tani prap kete kerkojne qe te prishin kete investim kolosal...me u be ky plan e dine shume mire qe i humbin zgjedhjet dhe per 20 vjet....puuu ca mallistash duan vetem te vjedhin edhe vjedhin

    Përgjigju
  • tani: 11/11/2022 13:21

    pse nuk ibehet testi droges

    Përgjigju
  • fraambola: 11/11/2022 13:02

    ja ku ka perfunduar albanistani , njerezit po ikin perdite me mijera drejt vendeve te be dhe usa , ne kete ven do mbese ilir meta sali berisha eedi ram gjithashtu te shoqeruer nga bithleprsit e tyre

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 11/11/2022 12:26

    Hall të madh e ka zene mirditoren kryekuvendare,te dyja palet e nderkryera qe u perplasen ne kuvend jane humbëse edhe dy "të pirët" nga alkooli po edhe kryesociopatikryeminister jane shembuj te politqenërisë kuvendare dhe politike shqiptare. Kjo eshte rraca politike shqiptare postkomuniste 32 vjeçare, me e degjeneruara e dheut arberor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sot protesta e opozitës, zbardhet ‘skenari’, rrugët do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'

Sot protesta e opozitës, zbardhet ‘skenari’, rrugët do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'