Përjashtimi i Klevis Balliut nga listat e PD, Valteri në Report Tv: Ai do kandidojë me LSI-në! Kemi gati dosjen e Gjiknurit për në SPAK, ka çudira gjatë kohës që ka drejtuar 'Infrastrukturën'

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri në një intervistë për Report Tv ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se me përjashtimin e Klevis Balliut nga listat e PD, ai mund të futet në listat e partisë tjetër në opozitën e bashkuar, asaj të LSI-së. Valteri tha se Klevis Balliu ka qenë ish këshilltar i Ilir Metës dhe për ketë mendon se ai do të jetë në listat e LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

"Me gjithë respektin për Klevis Balliun mendoj se do gjejë vend tek LSI dhe do të jetë te listat e saj. Do doja që të ishte pasi Klevisi është një politikan i ri dhe punëtor. Ai ka qenë këshilltar i Ilir Metës para se të bëhej deputeti i PD-së", tha Valteri.

Në lidhje me procesin e votimeve të PD-së, Valteri i cilësoi si farsë duke i hedhur hi syve të shqiptarëve pasi në ato votime shkon lista gati nga kryetari i partisë.

"Fakti që u la jashtë nga elektorati i PD nuk dua të përfshihem fare pasi kam qenë vetë tek ajo parti dhe e di si funksionojnë gjërat, Atyre u shkon lista gati nga kryetari. Ky proces është si t'i hedhësh hi syve demokratëve pasi e dimë shumë mirë që në PD vota delegohet nga klanet brenda partisë dhe kush është më afër tyre fiton", tha Valteri.

Valteri foli edhe për përplasjen që pati me Damian Gjiknurin jashtë ambienteve të Kuvendit duke thënë se nuk do të merret më me këtë çështje, pasi me Gjiknurin grupi i tij parlamentare ka përgatitur dosjen në lidhje me shkeljet që ka bërë gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës. Valteri u shpreh se janë përgatitur dosjet edhe disa ministra e ish ministra që do i dorëzojnë shumë shpejt në SPAK por pa përmendur emrat të tjerë.

"Opozita e vërtetë parlamentare që nuk çon kartonin sa herë i kap prej veshi Rama, Basha apo Kryemadhi, ka një mision tepër të fortë, të çojë para drejtësisë të gjithë hajdutët dhe ata që kanë kapur tendera. Kemi përgatitur dosjet për Gjiknurin dhe disa ish ministra e ministra aktualë, aty ku ne mendojmë s eka pasur abuzim, janë favorizuar oligarkët dhe janë kapur tendera. Emrat do i shikoni më vonë. Ne i kemi për detyrë t'i denoncojmë. Gjiknuri do të shkojë në SPAK për gjërat që ka bërë tek Infrastruktura, pasi aty ka vërtetë çudira të mëdha në ato letra", tha Valteri

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kerriç balliu pa samar: 09/10/2020 09:22

    po vajti ky krriç tek LSI, keni per te pare se si do behet LSI me krric se sa ky krriç, se te gjithe kriçat e mbledhur ne nje tufe e kane me hak te udhehiqen nga nje kriçe

    Përgjigju
  • Tosi: 09/10/2020 07:09

    E gjithe shqiperia eshte gezuar nga dalja nga skena politike e funderrines Klevis krrici i faros qe bllokoi trafikun e Tiranes per nje vit me shpellaret e Astirit duke u a bere ferr hyrje daljen nga Tirana. Mallkimi i qytetareve te Tiranes rafte mbi kete plehre te kreyplehres Fahri Balliu. Tani te shkoje bashke me Lefter hunderr kopil kulmakun , Brisida shehaj, dhe Flamur Herman Geringun tek Nafije Dybeku ku po grumbullohen gjithe monstrat e politikes dhe hajdutet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur