Në një kohë në seancën e Kuvendit tensionet janë të larta mes mazhorancës dhe opozitës ku pritet që të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tensioni ka vijuar edhe jashtë ambienteve të parlamentit mes deputeti të opozitës dhe atij të PS-së. Deputeti i opozitës në parlament Halit Valteri ka tentuar t'i gjuajë deputetit të PS, Damian Gjiknuri. Konflikti mes tyre ka vijuar për pak minuta, ndërsa është dashur ndërhyrja e disa deputetëve për t'i ndarë.

Përplasja ka qenë e aspër me fjalë, ku gjuha e trupit të Halit Valteri ishte mjaft kërcënues, sa në një moment u duk sikur po tenton t'i gjuajë Gjiknurit, por që situatë është qetësuar pas ndërhyrjes së së disa deputetëve që ndodheshin aty.

Ka qenë Halit Valteri ai që i është afruar Damian Gjiknurit, i cili po largohej nga ambientet e kuvendit, pas fjalës së mbajtur. Ata kanë pasur një përplasje me fjalë që u duk sikur u qetësua në fillim dhe Valteri u largua, por u rikthye sërish duke vijuar debatin me fjalë. Është dashur ndërhyrja e disa deputetëve që ndodheshin në ambientet e jashtme të Kuvendit që kanë bërë të shuarjen e konfliktit dhe deputeti Valteri të hynte sërish në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Konflikti ka në lidhje me debatet e bëra në Kuvend për ndryshimet në Kodin  Zgjedhor, ku Vlateri pretendon se ai është telefonuar nga Gjiknuri dhe kërcënuar që të mos merrej me të. Kjo sipas tij pasi tha në Kuvend se Gjiknuri është i lidhur me bandat dhe krimin. Valteri përdori një fjalor ofendues ndaj deputetit të mazhorancës duke kaluar në qëndrime personale. Ndërsa nga ana tjetër Gjiknuri tha se konflikti nuk ishte personal dhe se Valteri është i mërzitur nga ndryshimet në kod dhe nuk kontrollon dot emocionet.

Valteri hodhi akuza edhe për blerje votash të opozitës parlamentare për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, gjë që nga nga e Gjiknurit iu rekomandua t'i denoncojë në prokurori këto emra nëse ekzistojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:32
Gjiknuri: Asgjë personale, Valteri është mërzitur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe nuk kontrollon emocionet (VIDEO)

Damian Gjiknuri ka mohuar se përplasja të ketë ardhur për çështje personale apo të ketë kërcënuar deputetin Valteri. Ai tha se Valteri është i mërzitur nga ndryshimet në kodin zgjedhor dhe nuk di të kontrollojë emocionet e tij.

Në lidhje me akuzat e tij se janë blerë votat e opozitës, Gjiknuri tha se le t'i denoncojë emrat dhe të mos bëjë deklarata të kota nëpër media.

"Janë gjëra krejt ordinere, unë gjerat i shpreh publikisht janë gjëra politike, asgjë personale, pse duhet ta kërcënojë unë Valterin? Deputete dhe komunikojnë unë nuk jam këtu të merrem me të. Çdo parti ka qëndrime e tij politike, më vjen keq që debati i rëndësishëm për ligjin të kalojë nën gjëra personale. Unë akuza personale i kam dëgjuar nga të gjithë. Unë nuk merrem me historinë çfarë më tha e çfarë i thash. Disa njerëz janë mërzitur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet e tyre. Ti denoncoj nëse i ka emrat e atyre që janë blerë dhe të mos bëjë deklarata në media", tha Gjiknuri

Ora 12:21
Valteri: Më kërcënoi në telefon! Rama ta tërheqë këtë qen bir qeni, nuk me tremb dot mua (VIDEO)

Halit Valteri ka folur për media pas përplasjes që pati me deputetin Damian Gjiknuri duke thënë se ishte ai që e nxori nga Kuvendi duke e kërcënuar në telefon në lidhje me deklaratën e tij në Kuvend. Valteri shpërtheu me fjalë ofenduese ndaj Gjiknurit duke thënë se nuk trembet prej tij dhe se Rama duhet ta tërheq atë.

"Provokimet  e Gjiknurit me çunat problematik as më hyjnë dhe as më shkojnë ndërmend. Unë nuk jam në idiot që të dal nga seanca dhe ti drejtohem një deputeti, me telefoni dhe me kërcënoi mos u merrni me mua se nuk më njihni.Kjo për fjalën time kur them se Gjiknuri është në pazar me bandart, krimin dhe opozitën jashtëparlamentare. I bëj thirrje Gjiknurit dhe Ramë ta tërheq këtë qen bir qeni nga kërcënimet që bën kështu se familja ime e ka provuar me kohë që di t'i bëjë gjërat me mbeturinat që bëjnë pis dhe këpucët nuk merremi. Edhe në hënë të shkoj Gjiknuri me një Valter nuk merret dot se e di kemi dhënë provat si i trajtojmë mbeturinat. Nuk mund të krahasojmë Ahmet Zogun me një hajdut që ka vjedhur mbi 100 mln euro dhe që ja merr guruja nga 5 mln sa herë i takon gruan'", tha Valteri.

Valteri hidh akuza të forta se Gjiknuri ka blerë deputetë të opozitës për të votuar kodin zgjedhor dhe ato do të dalin me votat e tyre pro ditën e sotme në Kuvend.

"Unë nuk rri në tryezë me të dhe sa herë kam qenë pjesë e debateve me të e kam sulmuar. Kjo mazhorancë me fekale të tilla do të përfundojë edhe me 30 mandate. Vota ime është kundër dhe grupi demokrat ka qenë kundër, por me paratë e Gjiknurit janë blere deputetë. Deputetët e blerë janë  ata që do kalojnë sot kodin zgjedhor", tha Valteri