Përjashtimi nga Grupi Parlamentar i PD, Berisha mesazh demokratëve: Kërkoni fakte që nesër të mos hani bar

I pyetur nëse disa anëtarë të Grupit Parlamenar të PD kanë kërkuar përjashtimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha u ka përcjellë atyre një mesazh. Berisha tha se ata duhet të kërkojnë fakte që nesër të mos hanë barë.

“Skam asnjë informacion konkret, në këtë betejë unë kam njet të vërtetën dhe unë po përpiqem ta bëj pa kërkuar. Skërkoj unë ndryshimin e vendimit ai është i zoti i shpisë për këtë çështje dhe të përcaktojë kush do hyjë dhe kush jo në shtëpinë e tij, por nga ana tjetër çdo njeri ka natyrë qytetarë të kërkojë fakte dokumenta prova. Ata që se bëjnë këtë kanë probleme me veten e tyre. Ju keni parë një hordhi hajdutësh duke vrapuar në studio, eureca eureca duke menduar se shpëtuan nga denoncimet e Berishës. Kërkoni një fakt që nesër të mos hani bar që nesër të mos ua servirë kush barin”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Ultimatumi i Kim, Sali Berisha: S'ka forcë që më ndal, në Kuvend si deputet i PD! Partia të mos hajë bar, Basha t'i thotë ambasadores Kim që të kërkojë falje


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës