Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga ultimatumi i ambasadores Yuri Kim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën, e shpallur ‘Non Grata’, në parlament në muajin shtator, Berisha vijon 'luftën' e tij me amerikanët. 

Ish-Kryeministri ka djalë sot një konferencë për mediat dhe përballjen e la të hapur si me Sekretarin Amerikan të Shtetit që e shpalli 'non grata', ashtu edhe me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim që ia hapur që nuk amerikanët nuk e duan më në Kuvend.

Berisha e bëri të qartë qëndrimin se në shtator do të futet në Parlament si demokrat dhe se për këtë nuk ka asnjë forcë që e ndal. Ish-Kryeministri e pati edhe një 'mesazh' si presion ndaj pasardhësit të tij në krye të Qeverisë kur i tha se PD duhet t'i bëjë një kërkesë ambsadores Kim që ajo të kërkojë falje se i kujtoi demokratëve 'barin'.

I pyetur se çfarë vendimi prisni të marrë Basha pas thirrjes së Kim, Berisha tha se kreu i Partisë Demokratike, nuk mund të bllokojë hyrjen e tij në Parlament.  Berisha thotë se PD duhet ti kërkojë ambasadores së SHBA të kërkojë ndjesë publikisht për deklaratën të cilën ai e konsideron si më skandalozen e 30 viteve të fundit nga një përfaqësues i huaj në Shqipëri. 

A po ndërhyn Kim në punët e brendshme? Berisha iu përgjigj duke sulmuar anëtarët e Gjykatës së Lartë që sipas tij janë marrë peng kurse Reforma në Drejtësi ka dështuar.

Sali Berisha doli sot në një konferencë për shtyp për të njoftuar se se avokati i tij francez ka dorëzuar panin për shpifje kundër Sekretarit Amerikan të shtetit Antony Blinken. Berisha tha se në komunikimin që ka pasur dhe me avokatin francez, ky i fundit ka thënë se padia mund të ngrihet ndaj çdo zyrtari, sa kohë që shpifja përfshihet në veprat penale që nuk mbrohen nga imuniteti i zyrtarëve.

Një vendim politik dhe hakmarrje të kryeministrit Edi Rama dhe George Soros, e ka quajtur ish-kreu i qeverisë Sali Berisha vendimin e sekretarit amerikan Anthony Blinken për ta shpallur non grata në SHBA. Ai i bëri thirrje Blinken të dorëzojë provat kundër tij. Por Sali Berisha e shfrytëzojë konferëncën e tij për shtyp për ti sulmuar të gjithë, nga ambasadoren amerikane Yuri Kim, Gjykatën Kushtëtuese, Reformën për Drejtësi, dhe PD e Lulzim Bashën të cilëve u kujtoi të mos hanë bar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:14
Berisha i hap luftë të gjithëve, sulmon Kim dhe Gjykatën e Lartë: Ambasadorja po sillet si Guvernatore! Gjyqtarët Sadushi, Pupe dhe Panda janë marrë peng

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i gjendur përballë një ultimatumi amerikan që e duan jashtë politikës ka zgjedhur sot të sulmojë ashpër ambasadoren Yuri Kim, anëtarët e Gjykatës së Lartë me në krye Sokol Sadushin, Ervin Pupen dhe Ilir Pandan dhe reformën në drejtësi. Berisha tha se  Sadushi deklaron 20 mijë euro trashëgimi nga gjyshja dhe ka probleme me një apartament që e ka shitur 550 mikë euro. Për Berishën, Gjykata e Lartë është bërë sipas modelit të Delina Ficos për trajtimin e dosjeve, dhe ai do të vijojë të denoncojë teksa Reformën në Drejtësi e konsideron përfundimisht të dështuar.

Sali Berisha tha se ambasadorja Yuri Kim po sillet si guvernatore, qoftë marrëveshjet që ndërmjetëson, që shkelin Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

"Gjykatësit janë të marrë peng aty, a e dini, jeni dhe gazetarë, i keni parë ndonjëherë, ma gjeni pak Vettingun e Sokol Sadushit. Keni lexuar për të, për Ilir Pandën, apo Pupës. Nuk ekzistojnë, mund të pyesni, po është bërë Vettingu, po është bërë, por Vettingu i tyre mbahet sekret. Po të dalë Vettingu i Sadushit, shkoni lexoni Vettingun e bashkëshortes së Sadushit. Sadushi kisthe shitur një apartament 550 mijë euro, dhe nuk ishte bërë me bankë. Në një kohë kur thoshte e kam shitur, figuronte në emër të Sadushit, dhe si kolateral në bankë për kredi. Doni më nga çudia e Sadushit. Po të shihni këto të gjitha kanë dalë nga Vettingu u Edlirës. Sadushi deklaron 20 mijë euro trashëgimi nga gjyshja, të tjerëve i kanë larguar sepse kanë pasur dhuratë. E kam thënë, një vajzë, një gjykatëse, mbaroi shkollën, dhe paratë ia çonte të gjitha të atit dhe të ëmës dhe ata ia ruanin për martesë. Asaj ia quanin të pamundur. Kurse gjyshja u zgjua me 20 mijë euro, dhurat ë për Sadushin. Xhensila Pine është në KPK< komisionere. Parregullsitë e jashtëzakonshme për të cilat Sadushi e ka emrin tjetër kund. Ish-ministri Panda, nuk mund të bëhet publik Vettingu i tij. I vjen era bajgë. Po të bëhet publik. Ikën ai po u bë publik. Gjykatësi tjetër, Pupa, ku e ka Vettingun, ta nxjerrë pak. Çfarë ndodh, këta s’flasin, se po të kishin karakter, por janë peng. S’mund të pranonin që dosjet ti merrnin militantë socialistë. Dosjet janë gjë serioze për çdo njeri, kanë fate njerëzish brenda. Ka procedura ligjore për trajimin etyre, dhe na doli modeli Fico i trajtimit të dosjeve. Këto e të tjera Sali Berisha do i denoncojë. Kim preferon të këndojë suksesin. Kur Sali Berisha thotë se Reforma ka dështuar, dhe akti i fundit ishte marrëveshja Llagami Fico", ka thënë Berisha.

Ora 12:35
Ke frikë se mos të tradhëton Basha?! Berisha: Ja çfarë i kërkoi ai ambasadores Kim në takim

 

Për Sali Berishën, Lulzim Basha u soll mirë në takimin me Yuri Kim. Sipas tij kreu i PD i kërkoi prova.

"Kreu i PD-së i ka thënë znj. Kim që të paraqesin prova dhe fakte. Zonja është përgjigjur, i kemi për nuk mund të t'i publikojmë! Unë për këtë e përgëzoj dhe e falënderoj Bashën. Kjo është e vetmja kërkesa që unë kam", tha Berisha. 

"Nga biseda që zonja ka bërë me kreun e PD-së, irritimi i saj për një dalje në një tv të Kosovës ku unë shpreha gjithçka kam thënë para jush për multimiliardin Soros dhe kundër ndarjes së Kosovës. Nuk fyeva dhe nuk sulmova askënd. Ishte rasti për Mathew Palmer. Ai ka qenë një prej promotorëve të atij projekti, dhe unë kam qenë kundër. Dhe jo vetëm unë por edhe ligjvënës të SHBA-ve. Zëri im do të trefishohet në mbrojtje të të vërtetave siç e gjykoj unë, në mbrojtje të interesit kombëtar dhe të shqiptarëve. Kjo nuk do të ndryshojë nga asnjë lloj mase", ka vijuar ai. 

Ora 12:30
Përjashtimi nga Grupi Parlamentar i PD, Berisha mesazh demokratëve: Kërkoni fakte që nesër të mos hani bar

I pyetur nëse disa anëtarë të Grupit Parlamenar të PD kanë kërkuar përjashtimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha u ka përcjellë atyre një mesazh. Berisha tha se ata duhet të kërkojnë fakte që nesër të mos hanë barë.

“Skam asnjë informacion konkret, në këtë betejë unë kam njet të vërtetën dhe unë po përpiqem ta bëj pa kërkuar. Skërkoj unë ndryshimin e vendimit ai është i zoti i shpisë për këtë çështje dhe të përcaktojë kush do hyjë dhe kush jo në shtëpinë e tij, por nga ana tjetër çdo njeri ka natyrë qytetarë të kërkojë fakte dokumenta prova. Ata që se bëjnë këtë kanë probleme me veten e tyre. Ju keni parë një hordhi hajdutësh duke vrapuar në studio, eureca eureca duke menduar se shpëtuan nga denoncimet e Berishës. Kërkoni një fakt që nesër të mos hani bar që nesër të mos ua servirë kush barin”, tha Berisha.

Ora 12:28
Berisha presion demokratëve: Edhe pse nuk duhet të ndërhyjë në këtë betejë, të mos hajë bar

 

Sali Berisha e ka konfirmuar. Ai do të jetë si deputet i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në shtator në Kuvend.  

"Ne Parlament do të futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Unë do të jem në aleancë me çdo demokrat dhe çdo shqiptar në betejën kundër këtij regjimi. Unë kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë. Të kërkojë prova dhe të mos pranojë barin", tha ai.

Ora 12:28
Futja në Kuvend/ Berisha: Nëse del një fakt marr vendimet e mia, tani s’ka forcë t’më ndalë! Edhe Basha ka kërkuar fakte e prova

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nëse del një fakt ndaj tij lidhur me akuzat që DASH parashtoir kur e shpalli ”non grata” tha se do të marrë vendimet e tij për tu futur ose jo në Kuvend. Por në këtë moment tha se nuk ka forcë në botë që ti imponojë vendim tjetër. Sipsa Berishës edhe Basha ka kërkuar fakte.

“Unë kam deklaruar se një fakt të paraqitet unë mar vendimet e mia por nga ana tjetër qëndroj i vendosur dhe ta dini mirë se ska forcë në botë që të më imponojë mua një qëndrim tjetër përveç këtij që kam shpallur. Sa i përket asaj që pyetet për rekorde kriminale cilido që akuzon pa pasur fakte ka probleme madhore me karakterin e tij. Isha në një vend tjetër ku kryetari i parlamentit ishte në listë të sezë si unë. Të gjithë në përballje me soros. Ata vazhduan me sukses punën e tyre në parlament fituan dhe zgjedhjet më vonë dhe administrata hoqi të gjitha vendimet të marra mbi baza shpifjesh dhe trillimesh. Ska njeri që ska keqardhje kur sheh të vijë një vendim nga një vend që admiron pa bazë fakt dhe argument. Basha ka kërkuar gjatë gjithë takimit fakte prova dhe argumente”, tha Berisha.

Ora 12:23
Sali Berisha: Yuri Kim është unike në botë, përmendi barin! Unë dua që shqiptarët të mos hanë bar

 

Për ish-Kryeministrin Sali Berisha nuk ka forcë që e ndal të futet në Kuvend në muajin shtator.

"Ambasadorja Kim është unike në botë. Pasi ka lavdëruar një masakër zgjedhore kërkon tani t'i diktojë këtij vendi se kush duhet dhe kush nuk duhet të futet në Parlament. Ajo qëndrimin e saj e lidhi me dogmën e barit ko rastësisht. Ajo është njeri i shkolluar mirë dhe e ka lexuar edhe Enver Hoxhën, edhe Lincoln, edhe Kim Yong Un etj. Diktati dhe bari janë binom i paparë. Shqiptarët e dinë mirë që në diktaturë kur njerëzit për dramën e tyre i kishin deleguar Hoxhës kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur nga bari. Unë po bëj gjithçka që shqiptarët të mos hanë bar. Unë nuk po ofroj bari por transparencë. Unë nuk mbrohem nga imuniteti, sovraniteti apo Kushtetuta por unë nuk pranoj që në diktat t'i shkel ato. Dhe rruga e vetme për t'i mbrojtur ato është transparenca. Nuk ka forcë në botë, përveç Zotit që më pengon mua pa e ushtruar misionin tim të dhënë nga zgjedhësit shqiptarë. Mesa di unë kreu i PD kia kërkuar të njëjtën gjë, transparencë", tha Berisha.

 

Ora 12:16
Berisha: Me padinë ndaj Bliken kërkoj të mbroj dinjitetin e familjes time! Vendim politik, Kim kërkon të mos futem në Kuvend pa asnjë provë

Ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë për median tha se me padinë ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken kërkon të mbrojë dinjitetin e tij, të familjes së tij dhe të shqiptarëve. Sakaq shton se vendimi është politik dhe se Blinken nuk ka prova ndaj si ka bërë publike sipas tij.

“Së pari sot pas 77 vitesh jetë kjo është hera e parë që unë i drejtohem një gjykate. Kurrë se kisha menduar se do detyrohesha të ngreja padi ndaj një sketretari të sHBa të një vendi  që e adhuroj kaq shumë. Së dyti me këtë padi mbroj dinjitetin e familjes dhe shqiptare. Kjo padi është beteje për dinjitetin njerëzor për mua dhe çdo njeri të një vendi të lirë të botës. Kërkoj të bëj transparencë të plotë para shqiptarëve që më kanë mbështetur dhe të miqve kudo, që të provoj se ky vendim është pa asnjë bazë dhe një vendim sinemateria. Karakterin politik të këtoij vendi e provon dhe fakti se pavarëisht kërkesës që kam paraqitur ndaj blikne të bëjë publike çdo fakt që ka, që të faktojë akuzat ndaj meje dhe familajre deri më sot sështë paraqitur asgjë e tillë sepse nuk ekzistojnë. Të gjita të sponsorizuara nga Soros. Raportet e Ramës që nuk janë publikuar kurrë në Shqipëri. Soros dhe Rama, është hakmarrje e tyre ndaj meje për mbrojtjen e interesit publik të shqiptarëve. Hakmarrje për kundërshtimin tim për kufijtë e Kosovës”.

Ambasadorja Yuri Kim, sipas nberishës kërkon që ai të mos futet në Kuvend ndërkohë që s'ka asnjë provë.

"Unë nuk kam ngritur padi kundër vendimit, është e drejtë e tij për të përcaktuar se kush do të hyjë dhe nuk do të hyjë në vendin e tij. Karakterin politik të këtij vendimi e tregon edhe deklarata publike e ambasadores së SHBA, Yuri Kim që kërkoi që unë të mos futem në Parlament pa pasur asnjë provë. Nuk ekziston asnjë dokument që të provojë korrupsionin me fondet publike.