Përkatësi dhe barazi, mesazhi i
fëmijëve rom me art dhe fotografi

Përkatësi dhe barazi, mesazhi i<br />fëmijëve rom me art dhe fotografi
TIRANE-Ndjenja e përkatësisë dhe të ndjerit i barabartë në një botë me diversitet, ishte mesazhi i dhënë nga fëmijë Rom të ciklit parashkollor në ekspozitën ‘’Unë dhe Mësuesja ime’’.

Fotografia dhe forma të artit u përdorën nga 120 fëmijë rom dhe jo rom, për të përshkruar jetesën e tyre, duke fiksuar momente të ndryshme nga përditshmëria. Elisabeta Tahiri, nëna e një prej fëmijëve që merrte pjesë në ekspozitë, u shpreh se potenciali i fëmijëve rom meriton vëmendje dhe përkrahje.

“Ishte një gjë shumë e bukur sepse tregon se edhe fëmijët rom duhet të jenë të barabartë me fëmijët e mazhorancës dhe pse ndonjëherë fëmijët rom ndonjëherë anashkalohen të pambrojtur por kjo ekspozitë ishte shumë e bukur duke treguar vlerat dhe gjërat e fëmijëve rom”, tha një nga prindërit.  

Altin Hazizaj, Drejtor në Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, e vlerësoi ekspozitën si një moment reflektimi për të parë përmes fëmijëve, punën që është bërë me komunitetin rom për t’u ndjerë të barabartë në shoqëri.

“U zgjodh tipik e artit sepse e para frymëzon fëmijët, i frymëzon fëmijët nëpërmjet fotove, nëpërmjet pikturave apo punimeve dhe vizatimeve që kanë bërë ata, por nga ana tjetër arrijnë të komunikojnë mesazhin e pjesëmarrjes në atë shkollë, rëndësisë së arsimit arsimtarëve, rolit që arsimtarët luajnë në jetën e fëmijëve dhe njëkohësisht mund të thoja për të komunikuar edhe për të drejtat e tyre”, deklaroi Hazizaj.  

Ekspozita ‘’Unë dhe mësuesja’’ u realizua në kuadër të programit ‘’Cdo fëmijë Rom në kopësht’’, i cili ka regjistruar përgjatë tre viteve më shumë se 1000 fëmijë rom në kopshte dhe shkolla. 

femijet rome

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot