Avokati Plarent Ndreca ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kryerjen e një diagnostikimi të ri për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe vlerësimin e mundësisë për një ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e dëmtuar.

Pas takimit me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca është shprehur  se shpreson që këtë herë institucionet përgjegjëse të tregojnë kujdesin dhe përgjegjësinë e duhur për gjendjen shëndetësore të qytetarit të parë të Tiranës.

Sipas avokatit, Veliaj vijon të jetë nën efektin e qetësuesve për shkak të dhimbjeve që ka në këmbë.

Ndreca paralajmëroi gjithashtu se, në rast se dëmtimi do të sjellë pasoja për shëndetin e Veliajt duhet të mbajnë përgjegjësi.

Avokati tha se përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ka ndikuar edhe në ushtrimin e detyrës së kryebashkiakut, duke theksuar se çdo person që mban një funksion shtetëror duhet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për të përmbushur përgjegjësitë e tij.

Ndërkohë, Ndreca bëri të ditur se ka kërkuar që sot, në orën 14:30, Veliaj të zhvillojë një konsultë me një mjek të specializuar të Spitalit të Traumës.

Për këtë kërkesë, avokati tha se është në pritje të një konfirmimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Lajm në përditësim…