Në orët në vijim pritet një përkeqësim i motit. Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar se ndalohet dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet lundruese të vogla jashtë gjirit të Vlorës Kapiteneria e Vlorës bën thirrje që të merren masat për sigurimin e mjeteve lundruese gjatë datave 4 dhe 5 nëntor.
Njoftimi i Kapitenerisë
1.Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 04 deri 05 Nëntor 2022 në drejtimin Jug-JugLindje dhe Jug-Jugperëndim në forcën 4-5bft, 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 10-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 2.20 metra.
2. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA KANË MARË MASA PËR SIGURIMIN E TYRE.
4. Njoftohen të gjitha drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 04 deri 05 Nëntor 2022.
5. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 05 Nëntor 2022.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
23 Nëntor, 11:28
-
Shisnin fishekzjarrë pa leje në Vlorë, në hetim pronarët e 3 dyqaneve
23 Nëntor, 11:20
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)
23 Nëntor, 08:29
-
Moti i keq në aksin Fushë Arrëz-Mirditë/ Vërshimi i ujërave nga mali bllokon qarkullimin në tunelin e Gojanit
22 Nëntor, 20:26
-
Moti i keq në Dibër/ Vërshimi i ujërave dhe rrëshqitje dherash në Bypass-in e ‘Rrugës së Arbrit’, qarkullim me vështirësi i mjeteve
22 Nëntor, 19:56
-
Vlorë/Sërish zjarr në fushën e mbetjeve! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët (VIDEO)
22 Nëntor, 18:31
-
Gruas i duhet të pastrojë vetë pusetën për të shpëtuar nga përmbytja! Shikoni videon tek 'Myslym Shyri' në Tiranë (VIDEO)
22 Nëntor, 18:23
-
Aksident në fshatin Lapardha të Vlorës! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga
22 Nëntor, 16:46
-
VIDEOLAJM/ Erërat dhe stuhitë prishin çatinë e Pallatit të Kulturës në Bulqizë
22 Nëntor, 16:24
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
-
Rrebeshe e shtrëngata në gjithë vendin, Gjoni për Report Tv: Nga mesdita e së shtunës ikin reshjet, por ulen temperaturat
22 Nëntor, 12:57
-
Moti i keq përfshin Vlorën, mbetet i pezulluar lundrimi në det! Ndërprerje energjie në disa zona
22 Nëntor, 12:44