Përkeqësimi i motit në Vlorë ka detyruar kapitenerinë që të ndalojë daljen në det të mjeteve të vogla lundruese, deri më datë 28 dhjetor. Ky njoftim nuk vlen për tragetet.
"Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 26-27.12.2021 në drejtimin Jug-JugLindje në forcën 4-5bft, 7-10m/s, lartesi dallge 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.
2. Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3. Me kushtet hidrometeorologjike te parashikuara, trageti i linjes Vlore-Brindisi-Vlore nuk ka pezullime për kryerjen e aktivitetit.
4. Përkeqësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 28.12.2021/06:00", thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor: