Përkeqësimi i motit ka bërë që të pezullohen lundrimet në Portin e Durrësit, në drejtim të Barit (Itali).
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Italia, e cila i ka anuluar lundrimet. Agjencitë lundrimore “Duni” dhe “GNV” nëpërmjet komunikimit zyrtar me Dispeçerinë qendrore të APD-së, bëjnë me dije se tragetet “Aurelia” dhe “Bari” nuk do të nisen në orën 23:00 sipas parashikimit.
Sipas Autoritetit Portual Durrës, për të gjitha biletat e rezevuara, kompanitë do të kujdesen për shtyrjen (sapo të rinisin lundrimet) ose rimburësimin e plotë të tyre, sipas kërkesës së udhëtarëve.
Edhe anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat ka disa ditë që qëndrojnë të bllokuara. Shkak i një mase të tillë është bërë moti i keq, i cili është shoqëruar me erë të fuqishme nga jugu. Forca e dallgëve raportohet se ështeë 8 deri 9 ballë.
"Autoriteti Portual Durrës ju informon se lundrimet e planifikuara mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit në drejtim të Barit(Itali) janë anuluar, si pasojë e kushteve të motit që priten të përkeqësohen në orët në vijim. Agjencitë lundrimore “Duni” dhe “GNV” nëpërmjet komunikimit zyrtar me Dispeçerinë qendrore të APD-së, bëjnë me dije se tragetet “Aurelia” dhe “Bari” nuk do të nisen në orën 23:00 sipas parashikimit.
Për të gjitha biletat e rezevuara, kompanitë do të kujdesen për shtyrjen (sapo të rinisin lundrimet) ose rimburësimin e plotë të tyre, sipas kërkesës së udhëtarëve. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe ju ftojmë që për informacione të mëtejshme të vizitoni faqen tonë zyrtare", autoriteti portual Durrës.