ORA 19: 00 PERKEQESOHET GJENDJA SHENDETESORE E DY GRAVE
Paraqitet e rënduar situata në rrugën “Margarita Tutulani teksa banorët pohojnë se do vijojnë të vendosur deri në flijim për të drejtën e tyre. “Jemi të vendosur deri në vdekje, gjendja sa vjen e rëndohet”. Dy prej grave, që ndodhen në grevë patën shqetësime shëndetësore.
Në një lidhje për A1REPORT! një prej grevistëve tha se “ gjendja sa vjen e rëndohet, gratë janë keq”.
Ai tha se “asnjë nga institucionet shtetërore nuk na ka vizituar sot, nga ne e duan votën por interes nuk kanë për të na dëgjuar”. Vazhdojnë thirrjet e dëshpëruara nga banorët për shtetin, OSBE-në, ambasadat dhe për këdo që mund t’i ndihmojë.
Ata janë ende në grevë siç kanë qenë 9 persona edhe pse në gjendje jo të mirë. Të vizituar dje nga Kryebashkiaku Basha sot ata pohojnë se “ Basha tha për 24 orë do kthej përgjigje dhe s’u duk më njeri”.
ZEQINE MECANI: JAM NE KETE SHTEP PREJ 70 VITESH
Sot është dita e katërt e grevës së urisë e banorëve të nxjerrë nga shtëpitë e tyre prej ish-pronarëve. Zeqine Meçani, banorja më e vjetër në grevën e urisë po lufton për apartamentin e saj së bashku me 8 persona të tjerë. Ajo me dëshpërim tregon me libër pronësie se nuk njeh pronarë të tjerë pasi ajo ka ardhur aty që në 1945-ën.
Banoret anë të bindur të vazhdojnë grevën e tyre përpos problemeve shëndetësore derisa të marrin një përgjigje pozitive nga Përmbarimi.
Sot kamera e A1REPORT! me gazetarin Arsen Rusta ka bërë pasqyrimin e situatës ku banorët në kushte të këqija qëndrojnë prapa oborrit të shtëpive të tyre në rrugën “ Margarita Tutulani” në afërsi të shkollës “Petro Nini”.
Një ndër 8 personat që vijojnë grevën dhe më e moshuara ndërmjet tyre sqaron se pretendimet e ish-pronarëve janë të pavërteta ku me një libër pronësie në dorë tregon se është banore e shtëpisë së saj e regjistruar që në 1945.
Ajo është zonja Zeqine Meçani e cila thotë se në këtë banesë “Familja jonë ka ardhur nga Korça dhe ka hyrë këtu në 1943, por në 1945 është e regjistruar. Kur ka ardhur këtu ka qenë e papërfunduar, kemi ndenjur me llaç sic e la italiani dhe rrinim me mushama dhe i bie 70 vjet këtu. Pronarë nuk kemi ditur të ketë shtëpi deri më sot”.
(ad.ti/shqiptarja.com)