
Në fshatin Bërzanë të Lezhës, pranë Urës së Zogut, situata nga zjarret është përkeqësuar. Raportohet se flakët janë përhapur në masivin me pisha që ndodhe në zonë, duke rrezikuar dhe banesat.
Në terren ndodhen forcat e ushtrisë, zjarrfikësit dhe autoritete të tjerë të cilët janë vendosur pranë zonës së banuar me qëllim mbrojtjen e banesave në rrezik. Ky zjarr u riaktivizua që prej mesditës të së enjtes dhe vijon të jetë aktiv.
Lajmi kryesor:
Situata e zjarreve në vend, flakët përhapen në masivin me pisha në Bërzanë të Lezhës, rrezikohen disa banesa, në Lushnjës digjen 30 hektarë tokë me bimësi










