Situata e zjarreve në vend, flakët përhapen në masivin me pisha në Bërzanë të Lezhës, rrezikohen disa banesa, në Lushnjës digjen 30 hektarë tokë me bimësi

Situata e zjarreve në vend, flakët përhapen në masivin me pisha në Bërzanë të Lezhës, rrezikohen disa banesa, në Lushnjës digjen 30 hektarë tokë me bimësi

Foto ilustruese

Përgjatë ditës së sotme raportohet për disa vatra zjarri në Lezhë, Durrës, Lushnjë dhe Vlorë.

Në Lezhë, në fshatin Bërzanë, pranë Urës së Zogut, situata nga zjarret është përkeqësuar. Raportohet  se flakët janë përhapur në masivin me pisha që ndodhe në zonë, duke rrezikuar dhe banesat.

Në terren ndodhen forcat e ushtrisë, zjarrfikësit  dhe autoritete të tjerë të cilët janë vendosur pranë zonës së banuar me qëllim mbrojtjen e banesave në rrezik. Ky zjarr u riaktivizua që prej mesditës të së enjtes dhe vijon të jetë aktiv.

Ndërsa në Durrës, në fshatin Shetaj  është vetëm një vatër aktive, e cila zhvillohet me Intensitet të ulët.

Po ashtu,vazhdon dhe ditën e sotme prania e zjarreve në territorin e bashkisë Lushjnë , pasi janë djegur me dhjetëra e qindra hektarë në fushë të hapur një javë më parë dhe dhjetëra hektarë ullishte disa ditë më parë në kodrat e dushkut,sot zjarri ka djegur dhe ka rrënuar pasuri të tëra në zonën e Karbunarës. Pikërisht në kodrën jugore të Lushnjës që e lidh me Karbunarën ka qenë epiqendra e zjarrit i cili pasditen e sotme ka djegur të paktën 30 hektarë tokë me ullishte dhe bimësi të thatë dhe shkurre. Zjarri ka përfshirë gjithë gropën në këmbët e kodrës së Vainit dhe me pas i ndihmuar nga era e forte ka përpirë ç'ka ka gjetur përpara.

Zjarrfikësit dhe banorët janë të kushtëzuar të përdorin vetëm mjete rrethanore për të izoluar flaket që djegin ende ullishten,pasi mjetet motorike nuk kanë rrugë ku të hyjnë për të ndërhyrë kundra zjarrit

Në Vlorë janë aktive dy vatra zjarri të cilat  raportohen në fshatin Panaja dhe Kërkovë. Mësohet se në vendngjarje është nisur zjarrfikësja me 8 tonë ujë, bashkë me 4 efektivë zjarrfikës. Për shkak të terrenit, po vështirësohet puna për shuarjen e flakëve.

Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e saj më të fundit bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit  janë raportuar 14 vatra zjarri.

Kujtojmë se zjarret në vendin tonë kanë qenë mjaft problematike gjatë ditëve të shkuara përkatësisht në zonën e Vlorës, Lezhës dhe Krujës. Zjarret e mëdha të favorizuara nga era kanë përpirë toka me të mbjella dhe ndërhyrja në disa zona për shkak të terrenit ka qenë mjaft e vështirë. Në disa zona, më konkretisht Krastë të Krujës, Mali i Çikës në Vlorë dhe disa fshatra në Lezhë zjarret kanë qenë të qëllimshme.  Ndërkohë, zjarre ka patur edhe në zonën e Fierit, Lushnjë, Shkodër, Durrës por edhe në Gjirokastër. Lufta me 'flakët' është prezente edhe në Evropën Perëndimore ku shumë në shumë shtete zjarri ka 'përvëluar' tokat. Kulmi ka qenë në Britaninë e Madhe ku temperaturat shënuan shifra rekord dhe mjaft shqetësuese. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:33
Zjarr në fshatin Karbunarë të Lushnjës, digjen 30 hektarë tokë me ullishte, bimësi të thatë dhe shkurre

 

Vazhdon prania e zjarreve në territorin e bashkisë Lushjnë , pasi janë djegur me dhjetëra e qindra hektarë në fushë të hapur një javë më parë dhe dhjetëra hektarë ullishte disa ditë më parë në kodrat e dushkut,sot zjarri ka djegur dhe ka rrënuar pasuri të tëra në zonën e Karbunarës. Pikërisht në kodrën jugore të Lushnjës që e lidh me Karbunarën ka qenë epiqendra e zjarrit i cili pasditen e sotme ka djegur të paktën 30 hektarë tokë me ullishte dhe bimësi të thatë dhe shkurre.

Zjarri ka përfshirë gjithë gropën në këmbët e kodrës së Vainit dhe me pas i ndihmuar nga era e forte ka përpirë ç'ka ka gjetur përpara.

Zjarrfikësit dhe banorët janë të kushtëzuar të përdorin vetëm mjete rrethanore për të izoluar flaket që djegin ende ullishten,pasi mjetet motorike nuk kanë rrugë ku të hyjnë për të ndërhyrë kundra zjarrit

Ora 16:22
Zjarr në fshatrat Panaja dhe Kërkovë të Vlorës, terreni vështirëson shuarjen e flakëve

 

VLORË- Dy vatra zjarri raportohen në fshatin Panaja dhe Kërkovë.

Mësohet se në vendngjarje është nisur zjarrfikësja me 8 tonë ujë, bashkë me 4 efektivë zjarrfikës. Për shkak të terrenit, po vështirësohet puna për shuarjen e flakëve.

Ora 15:19
Përkeqësohet situata nga zjarret në Bërzanë të Lezhës, flakët përhapen në masivin me pisha, rrezikohen dhe disa banesa

Në fshatin Bërzanë të Lezhës, pranë Urës së Zogut, situata nga zjarret është përkeqësuar. Raportohet  se flakët janë përhapur në masivin me pisha që ndodhe në zonë, duke rrezikuar dhe banesat.

Në terren ndodhen forcat e ushtrisë, zjarrfikësit  dhe autoritete të tjerë të cilët janë vendosur pranë zonës së banuar me qëllim mbrojtjen e banesave në rrezik. Ky zjarr u riaktivizua që prej mesditës të së enjtes dhe vijon të jetë aktiv.

Ora 11:39
Zjarr në Risili të Vlorës, flakët pranë Ambulancës së fshatit, zjarrfikëset drejt vendngjarjes

 

Një zjarr ka rënë në fshatin Risili të Vlorës. Flakët mësohet se kanë rënë pranë ambulancës së fshatit. Report Tv mëson se zjarrfikësit janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen