Përkrahën me aktivizëm komunitetin LGBT+, dënohen me vdekje dy gra në Iran
Zahra Hamadani, e dënuar për vdekje në Iran.
Dy gra iraniane janë dënuar me vdekje për shkak të aktivizmit të tyre për komunitetin LGBT+ (homoseksual, biseksual, transgjinor).
Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, ka bërë të ditura dënimet për Zahra Hamadani-n dhe Elham Chubdar-in më 5 shtator, pasi rrjeti për të drejta të njeriut, Hengaw, ka thënë se të dyja grave u është bërë i ditur dënimi disa ditë më parë.
Garda Revolucionare Islamike, ka akuzuar dy gratë për “promovim të homoseksualitetit, mashtrime, promovim të marrëdhënieve të paligjshme seksuale, si dhe publikimin e tyre në internet”.
Hengaw ka thënë se Gjykata Revolucionare e Urmias, ka vendosur që të dyja janë fajtore për akuzat “korrupsion në Tokë”, “promovim të fesë së krishterë” dhe “komunikim me mediat që kundërshtojnë Republikën Islamike”.
As Hamdani, 31-vjeçare, dhe as mbështetësit e saj nuk kanë komentuar akuzat. Ajo është ndaluar nga autoritetet edhe në tetor të vitit 2021 për postimet e saj në rrjetet sociale në mbrojtje të komunitetit LGBT+. Një muaj më vonë, ajo është arrestuar teksa ka qenë duke u larguar nga shteti dhe raportohet se nuk ka pasur qasje te avokati i saj.
Pjesëtarët e komunitetit LGBT+ detyrohen të fshehin orientimin e tyre seksual në Iran, pasi homoseksualiteti është i ndëshkueshëm me vdekje./REL
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Iran, punonjësi i ministrisë së Drejtësisë vret 2 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë në Teheran
18 Janar, 15:52
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Iran/ Mullai qorton një vajzë sepse ishte pa shami, ajo i heq çallmën
6 Janar, 16:59
-
SHBA/ Një goditje ndaj objektivave bërthamore të Iranit është një nga opsionet në tryezën e Biden para se të lerë Shtëpinë e Bardhë
2 Janar, 22:43
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala qëndron e burgosur në një qeli pa shtrat, Roma thirrje Iranit: Të lirohet menjëherë
2 Janar, 08:43
-
SHBA, sanksione entiteteve ruse dhe iraniane të përfshira në fushata dezinformimi
1 Janar, 19:33
-
Gazetarja italiane arrestohet në Teheran
27 Dhjetor 2024, 15:38
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor 2024, 22:10
-
Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Detin e Kuq, dyshohet se ishte aksidentale
22 Dhjetor 2024, 10:31
-
Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin
18 Dhjetor 2024, 15:09
-
Presidenti i Iranit bllokon ligjin ‘drakonian’ për hixhabin
15 Dhjetor 2024, 19:47
-
Sfidoi regjimin iranian, arrestohet këngëtarja që mbajti koncert pa hixhab
15 Dhjetor 2024, 09:28