Është përkujtuar 110 vjetori i tragjedisë malazeze në Shëngjin, ku në janar të vitit 1916, humbën jetën 400 emigrantë, pasi anija që po udhëtonin ndeshi në një minë nën ujore dhe u fundos.
Në nderim të viktimave, autoritete malazeze e shqiptare si dhe pasardhës të viktimave, bënë homazhe dhe hodhën kurora me lule në det, duke sjellë në kujtesë atë ngjarje, e cila konsiderohet si më tragjiket në historinë e shtetit malazez.
Përfaqësuesi i Pakicës Malazeze në Shqipëri Marinko Culafic, tha se emigrantëtt të cilët u nisën nga Amerika për të luftuar në mbrojtje të atdheut të tyre janë një shembull frymëzimi, ndërsa u shpreh se do të vijojnë përpjeket për ngritjen e një memoriali përkujtimor për viktimat e kësaj ngjarje tragjike.
Emigrantët që u mbytën në det 3 milje larg Shëngjinit po vinin nga Amerika për të luftuar në Mal të Zi pavarësia e të cilit rrezikohej nga ushtritë e fuqive të mëdha, ndërsa nga kjo ngjarje asnjëri prej tyre nuk arriti të shpëtonte.
Komente












Cfar monumenti duan keta shkije ne shengjin?thon kan ardh nga amerika per te luftuar kunder kujt shqiptareve?mos harroni se ne kete periudh malazezet vran figurat me te shquara te kombit shqiptar si cerciz topulli bajo topulli,elez isufi,isa buletini….
PërgjigjuLe te ndertohet fillimisht memoriali i Masakres se Tivarit 1945 apo edhe memorialet e masakrave malazeze ne Shkoder me 1913 e ne vazhdim, deri ne mesin e Luftes se Dyte Boterore ne pjesen veriperendimore te Shqiperise (Hot, Grude, Kastrat, Kelmend)!