Përkujtohet 71 vjetori çlirimit -Dako: Durrësi po ecën me ritme të shpejta zhvillimi

 /ATSH/ -Bashkia e Durrësit ka organizuar ceremoninë solemne  me rastin e 14 Nëntorit, ditës së çlirimit të Durrësit nga pushtuesit nazifashistë në vitin  1944.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, prefekti Roland Xhelilaj, deputetja e Durrësit Klodiana Spahiu, kreu i organizatës së veteranëve të LANÇ-it Durrës, Xhemal Kacani, veteranë të luftës dhe të afërm të dëshmorëve që dhanë jetën për liri.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Dako në fjalën e tij u shpreh "mirënjohje për kontributin dhe vetëmohimin e të gjithë këtyre heronjve që në emër te lirise nuk kursyen asgjë për të arritur ditën e madhe dhe të lavdishme të 14 Nentorit, ditën e çlirimit të Durrësit nga pushtuesit nazifashistë. Durrësi, u gjend në qendër të historisë shqiptare të Luftës së Dytë Botërore sepse pikerisht në këtë qytet, më 7 prill, nisi të shkruhej me gjak historia e lavdishme e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Durrësi u bë në këtë mënyrë një nder qytetet me të rëndesishëm të kësaj lëvizjeje".
"Durrësi, qyteti ynë, po ecën me ritme të shpejta në rrugën e tij te pandalshme  drejt zhvillimit. Të gjithë së bashku  na duhet të punojmë palodhur për të patur një qytet sa më të begatë, me të pastër, më të lulëzuar, me ekonomi më të zhvilluar e me mirëqenie më të lartë sepse vetëm në këtë mënyrë përmbushim jo vetëm amanetin e të rënëve, por dhe aspiratën e qytetarëve tanë, tha Dako".
Me rastin e kësaj dite Bashkia e Durrësit kishte organizuar edhe çeljen e një ekspozite Retrospektivë në Galerinë e Arteve Pamore "Nikolet Vasia" ku janë ekspozuar relike të luftës për çlirim si dhe piktura me këtë tematikë të autorëve të njohur.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete