Deputei Agron Çela gjatë homazheve
Tiranë, 2 Shkurt / ATSH - 71- vjetori i renies së heroit të popullit Vasil Shanto, u përkujtua sot në fshatin Vrakë të rrethit të Malësisë së Madhe.
Veteranë të luftes antifashiste - nacional çlirimtare, drejtues vendorë dhe perfaqesues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. me ne krye deputetin Agron Çela, kryen gjatë ditës homazhe dhe vendosen kurora me lule tek monumenti kushtuar heroit të popullit Vasil Shanto.
Vasil Shanto lindi në Shkodër më 17 gusht të vitit 1913 dhe u vra më 1 shkurt të vitit 1944, në Shkodër.
Shanto ishte hero i Luftës së Dytë Boterore dhe aktivitetin e tij përpara se të dilte në ilegalitet e kryente në furrën e bukës ku punonte. Sot shumë shkolla dhë rrugë mbajnë emrin e tij.
/k.m//a.ke/