Përkujtohet 74-vjetori i Çlirimit të Tiranës, idhtarët e Enver Hoxhës shfaqen me pankarta në duar

Vetëm 3 ditë pas mbërritjes në Shqipëri të eshtrave të personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid'hat Frashëri, disa veteranë të luftës antifashiste u shfaqën edhe këtë vit për të përkujtuar 74 vjetorin e çlirimit të Tiranës, duke mbajtur në duar portretin e diktatorit Enver Hoxha.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e vlerësoi faktin që çlirimi i Tiranës erdhi pa asnjë ndihmë të jashtme. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj dha një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, duke vendosur theksin tek bashkëpunimi.

 

Ne sot kemi angazhime të ndryshme nga 74 vite më parë. Ka disa njerëz që e harrojnë historinë, shumë pak kujtohen që Tirana u çlirua pa një ushtri të huaj. Ne shqiptarët kur organizohemi... edhe në atë kohë kishte një minorancë që bashkëpunonte me nazizmin. Tirana u çlirua falë partizanëve. Kjo na bën krenarë. Megjithatë ka momente për reflektuar.

Pardje u dogjën goma para bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë. Prandaj ky është moment reflektimi. Do kthehemi pas të flemë gjumë? Apo do të përveshim mëngët të përqafojmë njëri tjetrin dhe të mos lejojmë politikanët që të na përçajnë, për të na penguar në këtë rrugëtim. Kjo bëhet për të na sabotuar që ne të mos bëhemi pjesë e BE.

Teksa presim që në qershor të hapen negociatat, si mund të bojkotohet parlamenti dhe këshilli bashkiak dhe të sabotojmë njëri tjetrin. Ky është një kryqëzim me rëndësi për Tiranën, ose do të vijojmë drejt Europës ose do theremi me njëri tjetrin. Kur ne shqiptarët punojmë dhe bashkëpunojmë ia dalim. Tirana nuk ka kohë për të humbur, prandaj i ftoj qytetarët që të përqafojnë punën dhe progresin.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 

Ndërkohë pas fjalës së kryebashkiakut Veliaj, anëtarë të këshillit bashkiak nga LSI kremtuan clirimin e Tiranës të veçuar duke qëndruar për disa minuta përpara simbolit të çlirimit të kryeqytetit, "Ushtarit të Panjohur".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 17/11/2018 12:19

    E ke gabim lali eri tiranen se cliruan partizanet por mitat beu me edvinin esalihun

    Përgjigju
  • Zhaku: 17/11/2018 12:08

    RROFTË ENVER HOXHA i LAVDISHËM ! ENVER HOXHA ishte YLL BOTE , që NUK e bën më NËNA !!! VDEKJE dhe KANCER për gjithë Mbetjet dhe FEKALET e POLITIKANËVE HALABAKÊ dhe MASKARENJË të këtyre 28 VITEVE Anarshi dhe Pisëllik !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare