Përkujtohet 76- vjetori i çetës së Myzeqesë, Sinaj: Të mblidhemi bashkë si të parët tanë në rrugën drejt BE-së

Përkujtohet 76- vjetori i çetës së Myzeqesë, Sinaj: Të mblidhemi bashkë si të parët tanë në rrugën drejt BE-së

VLORË- Vlora ka përkujtuar ditën e krijimit të çetës së Myzeqesë në fshatin Poro. Ky është 76 vjetori i krijimit të kësaj çete me komandant Loni Mone. Deputetë të Vlorës, përfaqësues të qarkut, kryetarë të pushtetit vendor kanë vendosur kurora me lule dhe kanë kryer nderimet pranë bustit të komandantit. Sot Vlora kujton edhe 10 dëshmorët që ranë në luftën nacional çlirimtare.

Deputeti Vullnet Sinaj u shpreh se festojmë dhe kujtojmë sakrificën e partizanëve të çetës së Myzqesë në sajë të sakrificës së tyre.  

"Është një kënaqësi e madhe sepse çeta e Myzeqesë pasi u formua betejën e parë e bëri në luftën e Drashovicë, të cilën do ta përkujtojmë javën tjetër. Gjej rastin t'ju ftoj dhe ju në festën që organizohet. Mendoj që këto festa që ne bëjmë janë zjarri që mbajmë ndezur i cili na bashkon të gjithë ne që jemi në krahun e drejtë të historisë, të gjithë ne që respektojmë e përulemi përpara sakrificës së të parëve tanë, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për lirinë. Por ndonjëherë më shkon mendja dhe them sa shpesh mblidhemi për të kujtuar këto festa të parëve tanë, mblidhemi se ato kanë një peshë të madhe apo se këto që bëjmë sot nuk kanë peshën e tyre. Unë them se edhe sot kemi mundësinë për t'u mbledhur të gjithë së bashku për të mbështetur qeverinë  në rrugën që po çon Shqipërinë drejt BE, e cila përputhet më këtë sakrificë sublime që bën të parët e kësaj zone dhe të parët e Shqipërisë", u shpreh deputeti Vullnet Sinaj.

Kryetari i bashkisë Dritan Leli u shpreh se kjo është një ditë ku të gjithë duhet të jemi krenarë për ata djem dhe vajza që për vite me radhë dhanë jetën për themelet e këtij vendi.

"Të gjitha këto së bashku na bëjnë të shkojmë krenar në 75- vjetorin ose në festimet e tij, ashtu siç krenar na bën çdo gjë që djemtë dhe vajzat 75 vite më parë bënë që t'ju ofrojmë shqiptarëve një fitore të madhe dhe krijimin e themeleve të shtetit modern shqiptar. Të cilin duhet ta çojmë përpara duke bërë më shumë punë, duke lënë gjurmë, duke respektuar të gjithë ata që dhanë jetën në themelet e këtij vendi", tha Leli.

Të afërm të veteranëve rrëfejnë momente nga lufta dhe shprehen se ajo ishte lufta më e lavdishme që bashkoi popullin tonë për çlirimin E vendit. Çeta e Myzeqesë së Vlorës ushtroi aktivitetin e saj në shumë fshatra të bregut lumit dhe ajo udhëhoqi luftën nacional-çlirimtare në këtë zonë, prej të cilëve pati edhe shumë dëshmorë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceta plak: 09/09/2019 13:00

    Nuk ishte komandant loni mone jan ngaterruar loni ka qen ballist ka ngren pulat e ka grabitur fahatin ..!

    Përgjigju
  • Vlonjati Djali Lushnjarit: 09/09/2019 11:10

    Kushedi sa pula ka ngrënë kjo çetë vlonjatësh nëpër myzeqe.

    Përgjigju
  • Turi: 09/09/2019 01:56

    Komunistat e qelbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë