Presidenti ilir Meta ka përkujtuar ditën e lindjes së presidentit të SHBA-ve Franklin Roosevelt duke dhënë një mesazh politik edhe për shqiptarët dhe politikën në vendin tonë. Kreu i shtetit, Meta përmes fjalëve të Roosevelt shkruan se demokracia dhe liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal duke u bërë më i fort se vete shteti dhe kjo quhet fashizëm.

“Një mesazh i mençur, i fuqishëm, aktual për çdo epokë dhe që na fton për reflektim, nga Presidenti i SHBA, Franklin D. Roosevelt, sot në përvjetorin e Tij të lindjes. Në demokraci liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal deri në pikën kur ai bëhet më i fortë se vetë shteti demokratik. Në thelb ky është fashizëm: kapja e qeverisjes nga një individ, nga një grup, a çfarëdo kontrolli nga pushteti privat", shkruan Meta.

Presidenti është përfshirë shpesh në akuza me qeverinë dhe kryeministrin Rama duke thënë se një person ka kapur të gjitha pushtetet.