Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka shpallur qytetin e Kukësit “Nderi i Kombit”.
Sipas Presidentit Nishani, ky titull jepet për mikpritjen e madhe dhe kontributin e familjeve kuksiane dhënë gjatë eksodit të madh të 99-tës.
Kreu i shtetit e cilësoi unike dhe të papërsëritshme pritjen që kuksianët u bënë kosovarëve.
“Mikpritja është pasuria që trashëguan shqiptarët. Ju sfiduat edhe skeptikët e kohës, meritoni të viheni në piedestal”- iu drejtua presidenti, kuksianëve në cermoninë e posaçme te organizuar në pallatin e kulturës pasditen e e së premtes.
Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, dhënien e titullit në ditën e përkujtimit të 17 vjetorit të Eksod 99” e cilësoi si ditë e veçantë për Kukësin dhe banorët e tij.
Qyteti i Kukësit, në vitin 1999 pati peshën kryesore të pritjes dhe përcjelljes së më shumë se 500 mijë shqiptarëve të Kosovës nga spastrimi etnik të bërë nga regjimi i Sllobodan Millosheviç.
Fotot e mëposhtme janë nga arkivi i Jonuz Kolës, që për kohën e krizës kosovare ka çelur edhe një ekspozitë me momente të fokusuara nga situata që u krijua në Kukës.

(Refugjatët e ardhur në Kukës me plagë nga dhuna serbe)

(Shqiptarët e ardhur në kushte të vështira meterologjike)

(Gazetarët teksa ndjekin nga afër e krijuar)

(Drejtuesit vendor të Kukësit dhe Hashim Thaçi)

(Foto nga kriza krijuar)

(Foto nga kriza krijuar)

(Foto nga kriza krijuar)

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO