Perla e Valbonës në tender publik
"Jepet me qira për vetëm 400 euro"

Eshtë vërtetë për tu habitur dhe ndoshta duket si i pavërtetë lajmi që qeverisja lokale e Tropojës ka shpallur tenderin publik për dhënien e qira të një kompleksi turistik pranë Ujëvarës së Valbonës një nga pikat më të veçanta turistike në veri të vendit.

Qendra në fjalë është ndërtuar me Fonde të Bashkimit Evropian, me kërkesë të ish-komunës Valbonë ndërkohë që sot drejtues të qeverisjes lokale të qytetit të Tropojës e kanë parë të arsyeshme dhënien me qira të kompleksit turistik me një vlerë dysheme rreth 60 mijë lekë në muaj, ose 400 euro.

Sipas të dhënave të referuara nga Openprocurement.al tenderi do të zhvillohet më datën 20 Prill, ai është gati dhe i pajisur mirë, pasi Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ndërtoi rreth një vit më parë dhe ja la komunës Margegaj në administrim.

Kjo komunë është e njohur për Luginën e Valbonës, për pasuritë e bukuritë e veçanta natyrore, florën e faunën mjaft të pasur e të larmishme.

Me atraksionet e saj si: Shpella e Shoshanit, Kanioni i Shtrenjtit në lumin Valbonë, Ujvara e Valbonës, pishat shekullore të Alpeve që përshkojnë këtë luginë apo Bjeshkët e kësaj zonë e bejnë këtë komunë nga më të vizitueshmet nga turistët vendas e të huaj gjatë gjithë stinëve të vitit.

tenderi

(Dokumenti qe tregon tenderin)

Redaksia online
(s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet