VIDEO/ Përleshje masive mes ultrasve të Vllaznisë dhe Tiranës, shkopinj dhe sende të forta në mes të rrugës

 

Tirana fitoi 0-1 me Vllazninë në stadiumin e Kukësit, për javën e tetë në Superligë. Në "Kukës Arena" të pranishëm ishin tifozët e të dyja skuadrave, që pas përfundimit të sfidës janë përleshur mes tyre në Reps. Rrugës për në kthim, ultrasit nuk kanë lënë pa përdorur sendet e forta kundër njëri-tjetrit, në një përleshje të dhunshme. Të dyja tifozeritë njihen për rivalitetin ndër vite.

Pas përfundimit të sfidës, tifozët e Vllaznisë duket se janë ndjerë të zhgënjyer, pasi skuadra e tyre pësoi golin në minutën e 90+7 të ndeshjes, pikërisht në aksionin e fundit nga Hasani.

Gjatë gjithë takimit mes "Fanaticsave" të Tiranës dhe tifoëve të Vllaznisë ka pasur ofendime në distancë. Në fundin e ndeshjes, policia dhe siguria janë munduar që mos ndodhin përplasje në Kukës.

Gjatë kthimit në qytete e tyre, respektivisht në Shkodër dhe Tiranë, dy tifozeritë janë gjendur përballë njëra-tjetrës në zonën e njohur si Reps, në Rrugën e Kombit. Në pamje shihen tifozët që përleshen mes tyre, teksa karriget, shkopinjtë dhe sendet e forta nuk kanë munguar.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Gol në minutën e 97-të, Florent Hasani është 'diamanti' i Tiranës! Bardheblutë mposhtin Vllazninë në Kukës, përleshje e dhunshme mes ultrasve


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës

Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës