Fenerbahce fitoi 1-2 në fushën e Lyon dhe mori të drejtën për të kaluar në fazën e ligës së Champions League. Ndeshja e të mërkurës nuk u mbyll qetë, pasi në fund pati një përleshje masive mes futbollistëve në fushë dhe në hyrje të dhomave të zhveshjes.
Protagonisti kryesor ishte Matteo Guendouzi i Fenerbahces. Gjatë dy golave të turqve ai është kapur me tifozët e Lyon, duke u treguar atyre edhe gjenitalet. Në fund të ndeshjes mesfushori vijoi me festën, çka u mor si provokim nga lojtarët dhe tifozët e Lyon.
Në momentin që Guendouzi po futej në dhomat e zhveshjes, një tifoz i shpëtoi sigurisë dhe u fut në fushë gati për të dhunuar futbollistin. Në sherrin masiv të ndodhur më pas u përfshinë të dyja skuadrat, ndërsa për shumë minuta gjithçka i ngjante një kaosi.
Guendouzi sqaroi pas ndeshjes se gjatë gjithë ndeshjes ai ishte ofenduar nga familja dhe as raportimi i tij te arbitri nuk solli një ndërprerje të ndeshjes, çka e kishte shtyrë për të bërë atë sjellje në fushë. UEFA pritet ta bëjë shembull mesfushorin francez të Fenerbahces.
Ndërkohë, gjatë përleshjes, shqiptari Vedat Muriqi u tregua 'i akullt' dhe ruajti qetësinë.
Lajmi kryesor:
Champions League/ Muriqi dërgon Fenerbahcen në fazën e ligës, goli i Arbër Hoxhës s'vlen! Më tej AEK-u i shqiptarëve, eliminohet Lyoni




