Tetë persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë mes dy bandave, me qytetarë me origjinë nga Kosova, në qytetin e Triestes në Itali.  Të përfshirët kishin mosmarrëveshjet pë kantierin e ndërtimit të disa objekteve të cilat janë në ndërtim e sipër. 

Tetë të plagosurit u transportuan në spital, ku raportohet se një person është në gjendje të rëndë i intubuar dhe ka plagë me armë zjarri në gjoks.

Pesë të tjerë kanë plagë me armë zjarri dhe shenja në kokë nga goditja.

Dy persona janë vënë në pranga, ndërkohë që edhe në momentin e arrestimit ka pasur të shtëna.  Ndërkohë që ka pasur njoftime se një burrë tjetër i armatosur u arratis në Francesco, një zonë ngjitur dhe policia është vënë ndjekje të tij. do ta kërkonte.

Mosmarrëveshjet lidhen me sektorin e ndërtimit dhe kantieret e shumta të ndërtimit që gjenden në kryeqendrën e krahinës Friuli-Venezia-Giulia.

Dy grupet e bandave, nga të cilat nuk dihet sesa anëtarë kanë, së pari u përballën me njëri -tjetrin para një lokali me shufra hekuri dhe më pas nxorrën disa armë dhe filluan të shtënat.

Dëshmitarët tregojnë se rreth orës 7.40 në via Carducci, në qendër të Triestes, kishte të paktën dhjetë persona, të gjithë të veshur me tuta, të cilët dolën nga një makinë me xhama të errët, disa me shkopinj druri dhe hekuri në duar dhe disa me armë. Një grua, e cila po priste të hynte në furrën e bukës  deklaroi se pati gjithsej 10 të shtëna, të cilat më pas plagosën tetë persona.

Të shtënat e sotme duket se lidhen me një episod që ndodhi në mes të korrikut, përsëri në Piazza Sansovino midis dy grupeve të punëtorëve kosovarë, në të cilin dy persona kishin pësuar lëndime të ndryshme, nga goditjet me thikë  dhe shufra hekuri.