Përleshje me armë, vritet kampioni i shumëfishtë i botës

Përleshje me armë, vritet kampioni i shumëfishtë i botës

Vidadi Mardanov

Kampioni i shumëfishtë i botës në disiplinën e sporteve në ring “Jiu-jitsu”, 32-vjeçari Vidadi Mardanov është vrarë të hënën në mbrëmje në Dagestan. Mardanov ishte në të njëjtën kohë president i ligës së luftimeve NFC MMA dhe u vra me armë rreth orës katër të mëngjesit. Luftëtari i famshëm ka dalë nga shtëpia për të biseduar me dikë, por gjatë bisedës dy persona e kanë qëlluar dhe kanë ikur.

“Mardanov është thirrur për përballje dhe kur ka dalë, e kanë qëlluar dhe kanë ikur”, raportojnë mediat ruse. Policia ka mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe ka gjetur trupin e një burri të shtrirë në rrugë, me dëshmitarët e tjerë që kanë dëgjuar më shumë se një të shtënë. Ata shumë shpejt i identifikuan vrasësit dhe sipas mediave bëhet fjalë për Timur Asadom (27 vjeç) dhe Abdumislim Murtazalijev (23 vjeç).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen