GREQI-Një 29-vjeçar shqiptar, i burgosur në burgun e Trikalës, ka mbetur i vdekur pas një përleshjeje në burg.  

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e së mërkurës, ku shqiptari u plagos nga dy rusë. 29-vjeçari ka dhënë frymën e fundit në spitalin Trikala, pasi kishte marrë goditje të forta me thikë.

Shifrat e të burgosurve shqiptarë që kanë humbur jetën në burgjet e Greqisë, po bëhen alarmante. Ky është i burgosuri i dytë i vdekur në burgjet e Trikalës në 20 ditët e fundit.