Përleshje mes shqiptarëve dhe afrikanëve në kampin britanik! Zihen me mjete të mprehta, sulmojnë edhe Policinë Kufitare

Përleshje mes shqiptarëve dhe afrikanëve në kampin britanik! Zihen me mjete të mprehta, sulmojnë edhe Policinë Kufitare

Foto nga përplasja në Britani

Incidentet nuk mungojnë edhe në kampin e emigrantëve në Britani, ku qëndrojnë dhjetëra shqiptarë. Mbrëmjen e së enjtes, pati përleshje me mjete të mprehta mes shqiptarëve dhe eritreanëve (Eritrea nga Afrika Lindore). Ata morën disa krëhër që kishin në çanta dhe qëlluan njëri-tjetrin.

Mediat angleze tregojnë se kampi atje të ngjason me skenat e ish qytetit të xhunglës në Calais. Në një kamp të mbipopulluar, të rinjtë duken të pakënaqur nga situata por nuk dihet se çfarë mund të ketë nxitur konfliktin. Emigrantët kanë sulmuar edhe zyrtarët e Forcave Kufitare me personelin e sigurisë, të cilët janë të frikësuar nga situata. Ndërkohë brenda kampit janë futur disa ushtarë për të ndihmuar forcat kufitare në ruajtjen e rendit.

Kampi i mbyllur, në një ish-bazë të RAF në Manston, është qendra kryesore ku mbahen emigrantët që mbërrijnë në Britani me gomone përpara se të dërgohen në hotele apo zona të tjera. Kampi mund të mbajë një maksimum prej 1600 personash ndërsa deri tani kanë arritur në 3000.

Megjithatë vijojnë postimet në rrjetet sociale për të gjithë ata që duan të nisen për Britani. “Mos e vendosni jetën tuaj në rrezik. Udhëtim me skaf në 40 minuta nga Belgjika në Britani. Çmimi më i mirë nesër dhe pasnesër. Ne sigurojmë kalim të sigurt për të mos qëndruar asnjë ditë në kampin [Manston]” – thuhet në reklamë.

Kur një prej gazetarëve britanikë u paraqit si i interesuar, iu dërgua një mesazh duke i thënë se kostoja e udhëtimit ishte 11 mijë paund dhe kishte sukses 100%.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 31/10/2022 11:54

    Ce ku arriten shqiptaret zi e ma zi,kjo ashte demokracija si na prentuane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike