TIRANE- Ka degjeneruar në dhunë mes tifozëve finalja e Super Kupës së basketbollit mes Tiranës dhe Vllaznisë.
 
Tifozët e dy ekipeve kanë pushtuar parketin e pallatit të sportit 'Asllan Rusi' duke u përleshur për disa minuta.
 
Pas ndërhyrjes së policisë situata është qetësuar. Disa nga tifozët janë lënduar, ndërsa disa janë shoqëruar.
 
Organizatorët pritën disa minuta që gjendja të qetësohej për të rinisur ndeshja, por në fund vendosën që ta shtyjnë, pasi kushtet nuk ishin të përshtatshme. 


[gallery]21731[/gallery]

policia ne asllan rusi

policia ne asllan rusi
(Forca të shumta të policisë në Asllan Rusi)

dy.b/shqiptarja.com